Për ty o vend i bekuar Çamëri, të këndon e gjithë Shqipëria

Kultura

Për ty o vend i bekuar Çamëri, të këndon e gjithë Shqipëria

Nga: Aziz Bytyçi Më: 19 korrik 2017 Në ora: 10:58
Ansambleistet

Shumë nga djemtë vallëtarë të Ansamblit kanë të qendisur në xhamadanet e tyre të kuqe  një shqiponjë të zezë me një krah të thyer. Krahu i thyer nënkupton Çamëri, të cilën fuqitë e mëdha ia shkëputen Shqiperisë në vitin1913. Gjëja më e rëndesishme e këtij ansambli është që të përgatit djem dhe vajza të reja çamë, të kërcejnë dhe këndojnë këngët e tyre, të njohin kulturën, traditën dhe historinë e Çamërisë , si dhe kthimin në trojet e tyre në Çamëria, tek varret e stërgjyshërve të tyre, thotë për Kombetaren “Bota sot"  drejtuesi i Ansamblit Folklorik “Krahu i Shqiponjës –Taip Madani” z.Sali Nuredini.

Ansambli Folklorik Çam "Krahu i Shqiponjës- Taip Madani" Vlorë , i përbërë  nga artistë çamë, banues në qytetin e Vlorës, ka për qëllim të mbajë, ruajë e të  nxis vlerat e kulturës shqiptare të krahinës të Çamërisë dhe traditen e saj të lashtë . Emri "Krahu i Shqiponjës ” është  marrur nga revista me të njëjtin emer, që botohej në Çikago të Amerkës nga shkrimtari, poeti, krijuesi i letrave shqipe i mirënjohur e disident çam Bilal Xhaferi.

Taip Madani ka qenë artisti popullor më në zë i krahinës së Çamërisë . Artist i merituar. Ku për disa vite ka qenë edhe koroeograf i ansamblit "Krahu i Shqiponjës" Në shenjë  respekti për këtë artist të madh i mban të dy emrat."Krahu i Shqiponjës dhe Taip Madani" .

Sot në qytetin e Vlorës jeton një pjesë e madhe e tyre. Vetëm në këtë qytet ka rreth 50 mijë çamë të organizuar në një shoqata atdhetare -kulturore dhe me dy ansamble të mëdhenj  ku njëri prej tyre "Krahu i Shqiponjës dhe Taip Madani". Të dy ansamblet kanë pasur si zanafill ansamblin e parë " Çamëria" të inicuar dhe krijuar në 19 maj te vitit 1978  nga patrioti Skender Beqiri.

Ansambli Folklorik"Krahu i Shqiponjës  - Taip Madani" ka dy vallëtarë të vjeter si koreograf të tij: Majlinda Halili dhe Izder Brahimi, Drejtues artistik i këtij ansambi është njeriu i kulturës dhe artit folklorik çami i Çamërisè z. Sali Nuredini.

Pjesa më e madhe e këngëve dhe vallëve tradicionale i kushtohen bukurisë së krahines, trimerisë, nderit dhe heronjëve që luftuan për çlirimin e Çamërisë si pjesë e dikurshme e Shqipërisë. Kënget e ketije ansambeli i kanë fjalët në dialektin karakteristik çam, si një nëndegë e dialektit të Shqipëtareve toskë. Ky ansambel ka në përbërjen e rritjes rreth të 60-të vallëtarëve të moshave të ndryshme  nga 5 vjeç deri në75 vjecare , ku tradita transmetohet nga brezi në breze . Ky ansambël është pjesëmarrës në të gjitha edicionet e festivalit kombetar të Gjirokastrës.

Ku disa herë është lauruar me çemime të larta të Festivalit. Pjesëmarrës në të gjithë edicionet e festivalit "Sofra Dardane"edhe këtu disa herë fitues i çemimeve dhe medaljeve, pjesëmarrës në të gjithë edicionet e festivalit "Kënga dhe vallja Çame".

Festivale këto të organizuara nga unioni artistik i kombit shqiprar. Në këtë Festival është tre herë fitues i çmimit të parë, tre herë fitues i cemimit te dytë...dhe disa herë fitues me mirenjohje dhe stimuj të ndryshem si për solistet dhe valle te vecanta. Eshtë pjesëmarrës në Festivale ballkanike si në Sofie, Bullgari.Festivali "Kënga Jehon"në Strugë të Maqedonisë. pjesëmarrës në Festivalin e Rumanisë në Bukuresht , në Ulqin të Malit të Zi  etj .

Shumë nga djemtë …vallëtarë të ansamblit kanë të qëndisur në xhamadanet e tyre të kuqe  një shqiponjë të zezë me një krah të thyer. Krahu i thyer nënkupton Çamërinë,të cilën fuqitë e mëdha ia shkëputen Shqiperisë në vitin1913. Gjëja më e rëndesishme e këtijë ansambli është që të përgatitë djem dhe vajza të reja çamë, të kërcejnë dhe këndojnë këngët e tyre,të njohin kulturën, traditën dhe historinë e Çamërisë , si dhe kthimin në trojet e tyre në Çamëria , tek varret e stërgjyshërve të tyre.

Kjo për ta nuk është ende  syhapur, është një ëndërr  si ajo e Martin Luter King: bazuar në realitet, në dhimbje, në gjenocid tek lotët, mbi vallet dhe këngët , një ëndërr  që duket si shkëndija që ndez zjarrin e një ecje drejt Çamërisë.

Për këtë shkrim të zhvilluar për   ansamblin folklorik të mirënjohur në tërë trojet shqiptare dhe ku arrinë numri i anëtarëve mbi 60 mijë, mu në këtë tempull të kombit , që të gjithë janë çamë, drejtuesi artistik z. Sali Nuredini e falenderon kombëtaren “Bota sot “ dhe gazetarin Aziz Bytyqi për shkrimin e kushtuar për Ansambel duke i dhëne hapësirë në gazetë dhe njëherit z.Nuredin na uron suksese në themelimin e Shoqatës Çamëria në Kosovë, ku një përshendetje e veçant i shkon presidentit të SHÇK-së ing.

Nexhmi Muçiqit i cili me stafin e tij po i kontribon çështjes çame dhe trojeve e gjithë shqiptare thotë çami i Çamërisë nga Vlora jonë historike, drejtuesi i Ansamblit Folklorik “Krahu i Shqiponjës –Taip Madani” z.Sali Nuredini.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat