Përkujtim i fëmijërisë çobane

Kultura

Përkujtim i fëmijërisë çobane

Nga: Haki Bunjaku Më: 11 gusht 2017 Në ora: 19:32
Haki Bunjaku

Sot në Cyrih po bjen shi me pika të shpeshta dhe pa u ndalur.

Mue më hypi në krye që ta përkujtoi,paksa praktikisht,kohën e fëmijërisë çobane.Kur më duhej të shkoja me bagëti,fill në këmishë,pa pasë as kapelë a thes për të çitë në krye,se çadrën për atë kohë as që e njihnim.

Aq shpejt lagesha deri në koc e dridhesha,kurse dita nuk kishte të mbaruar,zgjastej në 300 bishta sakice,kurse unë,nga sikleti,mbaroja thumba pa krye.

Këtu bëra një ndryshim të vogël:-kapelën e vura në kokë dhe bëra nja 400 metra udhë,ku u laga mirë e mirë.
Posa erdha në banesë i hoqa rrobat e lagëta dhe vesha tjera.Atëherë duhej të fleja me të brendshmet e lagura dhe shumë vonë ngrohesha nën mbulesë.

Kështu përsëriteshin ditët monotone gjatë çobanisë sime.Kurse çështje e shkollës:-detyrave e mësimeve as që përmendej.Me ulë llëmbën e vajgurit për të pa më mirë;mixha çirrej:-Leje llambën në vend të vet,se nuk je tu mësue për hoxhë!

Kur u rrita dhe më kujtohej kjo lloj trysnie primitive,e nxirrja hakun se kur ngulnin këmbë për hoxhë;ua shaj rrast.

Mësimin në katund e kam marrë për gazepi e me të vjedhur.

Dy çadra rrinin varrur në korridor,mbas dere,por nuk e mora asnjërën.Më duhej të shkoja në migros për të ble harxh.

Grueja,merre një çadër se po bjen shumë shi!

-Po,nuk jam as krip,as sheqer që të shkrihem

Nuk besoj që fëmijtë e mi,se mbesa e nipa,josejo,që do ta akceptojnë këte mynxyrë të fëmijërisë (çobanisë )sime.

Lluksin në ato kohëra nuk e kemi njohur as në ëndrra,ndërsa mjerimin e kemi pasë bukë të përditëshme.

Nuk mëtoj t`ua dëshirojmë atë jetë të mynxyrëshme pasardhëve tanë,por që ti njoftojmë duhet,ndërsa,dihet,që vështirë ta akceptojnë.

Saherë bie shi parreshtur,depresionohem se mendimet më sjellin në atë kohë kur tër ditën më duhej të rrija në fushë,i lagur deri në palcë dhe i mërdhir,ku dhëmbët më skërmoqnin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat