Plagë e thellë gurbeti

Kultura

Plagë e thellë gurbeti

Nga: Haki Bunjaku Më: 13 gusht 2017 Në ora: 09:18
Haki Bunjaku

Udhëve në perëndim

gjallë e për gazepi

 e marr për dore shpirtin

herë e tërheq zvarrë për kërpeshi.

Ec më se po lëshohet terri

ec bre të hangërt dreqi

ose shmangu diku e unë po eci

të mos shkojmë dëm të dy.

Keq në luftë e më keq n`liri

shkon si qeni në rrush

sa nuk i kanë zën udhët komandantët

që nuk na lirojnë  udhën katie

pa bela e haraç.....

...nuk shpëton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat