Art me duhan

Kultura

Art me duhan

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 16:32
Ilustrim

Në një studio të vogël që ka vetëm pako të zbrazura të cigareve, në qytetin e dytë më të madh në Egjipt, Aleksandri, Abdelrahman al-Habrouk, ulet mbi një letër boshe, dhe bën portrete me duhan.

Cigaret ushqejnë artin e tij; ai i thyen ato kujdesshëm dhe nga duhani krijon portrete njerëzish por edhe figura kafshësh. Krijimet e tij ai i spërkat me barut dhe më pas zë zjarr në to, shkruan Reuters.

Dhe më pas rezultati është se në letrën e bardhë mbetet figura.

Habrouk, tash 23 vjeç, kishte filluar duke përdorur materiale të zakonshme që të krijonte imazhe për vite me radhë. Ai ka eksperimentuar me kafe, krip dhe rërë para se të përdorte teknikën me cigare – që është më e qëndrueshme.

“Ideja është se po provoj që artin ta mbajë gjallë më gjatë”.

“Doja që të bëja diçka të mirë nga diçka që konsiderohet si i dëmshëm”, ka thënë ai për Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat