Sylejmani: Ndihem me fat!

Kultura

Sylejmani: Ndihem me fat!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2017 Në ora: 19:04
Pranvera Sylejmani

Si në çdo sferë të jetës po ashtu edhe në botën e artit, piktoret e piktorët ballafaqohen herë - herë me peripeci të ndryshme, megjithatë ia dalin me sukses në sfidat e ndryshme. Pranvera Sylejmani, njihet me mjeshtrin e saj në pikturim, e cila është edhe një frymëzim për brezin e ri që po vjen në skenën e artit. Pranvera është kryetare e Shoqatës së Artisteve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj, po ashtu drejtor Artistik në “Mural Fest” dhe punon në Institutin Arkeologjik të Kosovës në Prishtinë. Sylejmani e pranon se si në çdo sferë tjetër edhe në botën e artit ka pakënaqësi të natyrave të ndryshme, por sipas saj piktoret e piktorët kanë nevojë për mbështetje me të madhe.  Ajo tregon se motra e saj, Kaltrina, ish –drejtore për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Vitisë, pa dyshim se ka qenë një frymëzim për të gjitha të arritura e saja deri më me tash në botën e artit.

”Bota sot”: Sa iu kushtohet rëndësi piktoreve në përgjithësi?
Pranvera Sylejmani:
Trajtimi i piktoreve nuk është në nivelin e kënaqshme, por jam shumë optimiste sepse çdo vit dhe çdo herë e më shumë po vjen duke u rrit vetëdijesimi për vlerësimin dhe dashurin ndaj artit.

“Bota sot”. A ka interesim të të rejave dhe të të rinjve që të merren me art?

Pranvera Sylejmani: Realisht po, interesimi është i madh, dhe të rinjtë janë gjithmonë të gatshëm me e dhënë çdo kontribut të tyre për pasionin dhe dashurin ndaj artit.

 “Bota sot”: A mund ia dilni në sfidat e shumta, për faktin se sa e dimë nuk keni ndonjë sponsor të shoqatës apo si mbijetoni?

Pranvera Sylejmani: Shoqata jonë është e lidhur ngushtë me Komunën e qytetit tonë, dhe Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, kemi mbështetje permanente për çdo aktivitet tonin, që mund me thënë me shumë krenari që shoqata jonë ka mbi 12 aktivitete vjetore të suksesshme dhe artistët e shoqatës janë shumë aktiv.

“Bota sot”: Sa në Shqipëri, sa në Itali, çfarë iu shërbeu kjo, në fakt ishit me një ekip mjaft të zgjeruar, si me piktore e piktorë? 

Pranvera Sylejmani: Aktivitetin e fundit qe e zhvillova isha në Itali përkatësisht në Crotone/Santa Severina. Ishte një organizim i bukur, që përfundoi me një ekspozitë të nivelit të duhur ashtu si e meriton çdo artist me vlerë që piktura e tij të trajtohet.

“Bota sot”: Flitet se ka edhe pakënaqësi në mesin e piktoreve e piktorëve, çfarë u preokupon me shumë?

Pranvera Sylejmani:  Pakënaqësi ka gjithkund dhe të gjithsecili, sepse kemi nevojë për mbështetje më të madhe.

“Bota sot”: Me moshë e re, ende nuk i keni kaluar të 30-tat, me post kryetare e Shoqatës së Artisteve Figurativ “Zef Kolombi”, po ashtu drejtor Artistik në “Mural Fest” në Ferizaj, janë dy sfida shumë të vështira dhe cilën prej këtyre e kryeni me më dëshirë?

Pranvera Sylejmani: Sa është privilegj i madh, aq më e madhe është edhe përgjegjësia që e mbaj këtë titull kryetare te një shoqate me traditë 50 -vjeçare, ndihem me fat dhe e privilegjuar, e mirënjohëse për besimin e dhënë prej anëtarëve të shoqatës tonë.  Festivali i Muraleve “Mural Fest” ka bashkëpunim të ngushtë me shoqatën tonë, dhe është sfidë në vete, sepse është një festival i tillë që ndodhet tek ne, në Ferizaj dhe është i vetmi në Ballkan, hiq me shumë se dy edicione na u kanë dashtë me e dëshmuar vlerën dhe seriozitetin tonë si organizator.

 “Bota sot”: Punoni edhe në qendër në Prishtinë, në Institutin Arkeologjik të Kosovës, në pozitë të skicofrafes (vizatuese), mision i mundimshëm?

Pranvera Sylejmani: Puna si skicografe në Institutin Arkeologjik është privilegj dhe një dashuri tjetër e imja, që dhe këtu e ushtroj profesionin tim, skicografe/vizatuese. Trajtimi i artefakteve është një punë me përgjegjësi të madhe, po edhe frymëzuese dhe atraktive .

 “Bota sot”: Çfarë synoni?

Pranvera Sylejmani: Jam e re në moshë por edhe ambicioze për profesionin tim. Por synimi im primar është që përmes artit tim të jap emocione të artdashësit.

“Bota sot”: Ndryshe jeni motra e Kaltrinës, ish drejtores për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Vitisë, a iu ka ndihmuar në të gjitha frontet ku jeni aktualisht?

Pranvera Sylejmani: Veprimtarit tona ishin dhe janë në dy qytete të ndryshme, por na preokupon qëllimi i njëjtë, mandej bisedat ishin atraktive mes motrash haha. Jam motra e madhe, por Kaltrina është frymëzim dhe shembull për mua se si duhet ta arrish suksesin.

Image
Pranvera Sylejmani
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat