Lashtësia e kësulës shqiptare

Kultura

Lashtësia e kësulës shqiptare

Nga: Dr.sc.Ilmi VELIU Më: 16 gusht 2017 Në ora: 11:52
Forma e kësulës shqiptare dibrane-kërçovare nuk ka ndryshuar ndër shekuj

Kësula (kapuçi-çelesha) shqiptare eshtë e lashtë sa edhe vetë shqiptarët. Ate e hasim në piktura e skulptura  të kohës Pellazge, parailire e Ilire. Nga hulumtimet e deritashme kam ardhur në përfundim se në botë, vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë dhe eshtë e bërë vetëm nga leshi i deles. Serbët dhe sllavomaqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë për shqiptarët, i kanë quajtur ata me nofkën ,,Kësulëbardhit,,  (Bjelokapci).

Pjesa ilire e Dardanisë me kryeqytetin Scupi (Shkupi), kufiri i të cilës shtrihej në jug deri te mali Bukovik, (Bukoçë) mes Gostivarit e Kërçovës, ka pasur dhe vazhdon të ketë kësulë (kapuç-plis) me formë të rrumbullakët, me ngjyrë të bardhë dhe e bërë nga leshi i deles.

Pjesa ilire e Penestisë me kryeqytet Uscana (Kërçova e sotme) që eshtë shtrirë deri te brigjet e Liqeni i Ohrit, e cila në kohën romake eshtë quajtur me emrin ,,Ilirida,, e që sot eshtë Maqedonia Perëndimore, ku bëjnë pjesë Kërçova, Krusheva, Prilepi, Manastiri, Ohri, Struga, Reka dhe Dibra, kësula (Çelesha) ka formën e rrafshët, e që poashtu eshtë e bardhë dhe e berë nga  leshi i deles.

Me që në kohën e Skënderbeut, i gjithë ky territor i ka takuar ,,Krahinës së Dibrës,, edhe kjo kësulë eshtë njohur në popullatë si ,,Kësula dibrane,, të cilën e ka mbajtur Kastrioti po edhe ushtria e tij. Kësula e Matit dhe Shkodrës poashtu eshtë e rrafshët dhe me ngjyrë të bardhë por dallon pak nga ajo dibrane sepse kësula dibrane eshtë më e gjatë dhe ajo shkodrane eshtë më e shkurtër. Pas vdekjes së Skënderbeut, gjenerata e vjetër shqiptare e Krahinës së Dibrës dhe Matit, filluan të mbanin kësulë me formën e njejtë por me ngjyrë të zezë, në shenjë zie, për vdekjen e Kastriotit e cila traditë u ruajt deri në ditët tona.  

Një pjesë e tokave shqiptare që në kohën Ilire njihej me emrin Epir, që Skënderbeu krenohej dhe shpesh prezentohej edhe si shqiptar epirotas e që sot eshtë territori i Qamërisë dhe Shqipëria e Jugut, kan përdorur dhe vazhdojnë të përdorin kësula të bardha të rrumbullakta si kësulat dardano-kosovare, por dallimi eshtë aty se këta lloj kësulash janë shumë më të gjata se ata kosovare. Edhe në këta territore shqiptare, pleqtë kan përdorur kësula me ngjyrë të zezë, në shenjë zije për Kastriotin e që dallojnë nga ata të bardhat, sepse këta kan formë tjetër, janë shumë të shkurtëra dhe me ngjyrë të  zezë.   

Kësula shqiptare, me të tri format e saja, eshtë përdorur nga pellazgo-ilirët në lashtësi, në kohën e ilirëve të udhëhequr nga mbretërit Bardhyli, Agroni,Teuta e Genti, pastaj nën sundimin romak e Bizantin, në shekullin 13-14 të pushtuar nga Kral Millutini e Car Dushani. Kësula shqiptare me te tri format e saja u ruajt e mbijetoi edhe  në shekujt 14-20 nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Nga hulumtimet dhe analizat e pikturave dhe skulpturave të lashta ku e hasim kesulën shqiptare, kami zbuluar dhe vërtetuar se kësulën shqiptare me të tri format e saja e gjejmë të gëdhendur edhe te pllakat e varreve shqiptare, qofshin ata varre të kohës osmane, ku mbishkrimet jënë në gjuhën osmane, ose edhe shumë më vonë kur mbi pllakat e varreve fillojnë të përdoren shkronjat e alfabetit shqip.

Kjo tregon dhe vërteton se për pellazgo-iliro-shqiptarët, kësula e bardhë, që nga lashtësija ka qenë simbol i shenjëtë, njëlloj si që ka qenë edhe shqiponja, të cilëve Ilirët, bashkë me gjarpërin (Ilyrios) diellin, hënë e yjet, u kan besuar si perëndi. Shqiptari e ka pranuar besimin Islam por në asnjë moment nuk  i ka harruar dhe nuk i ka nxjerrur jashta përdorimit simbolet e lashta fetaro-kombëtare, shqiponjën dhe kësulën e bardhë. Pra shqiptari ka dashur që Kësula shqiptare ta prezentoi dhe përfaqësoi edhe te varri. Ja disa  fotografi të kësulave shqiptare në Lashtesi, në Mesjetë dhe  te pllaka e varrit, në kohën pasi ata e kanë pranuar fenë Islame e deri ne ditet tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat