Jetoj ballëlart në tokën time

Kultura

Jetoj ballëlart në tokën time

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 17 gusht 2017 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Para stuhive të jetës si shkëmb qëndrova

Me shpirtin e madh e zemrën e bardhë

Tërë jetën njerzishëm e dinjitetshëm hapërova

Edhe atëherë kur çakej, spiunë e armiq silleshin vërdallë.

 

S’më rrebeshet as furtunat e harlisura

Sepse jam lis me rrënjë të thella e shtat t’hedhur n’lartësi

Jam si vargmalet e larta me maje të thepisura

Andaj jam i lidhur për këtë tokë të të parëve t’mi.

 

Jam si feniksi në Dardaninë fisnike

Skëmb shkuar shkëmbi që u bën ballë stuhive

Llavë vullkani që i shkrinë netët e acarta ballkanike

Gjithmonë plisbardhë në këto troje të perëndive.

 

Me sy e kthetra si të shqiponjës, me shpejtësi e krismë si rrufeja

Ruaj me kujdes çdo cep të trojeve të mia

Me shtatin e kalitur në fronte e beteja

Plumbin me plumb e kam vrarë nga atdhedashuria

 

Jam krenar e bujar për mikun-mik

Ballëlartë me plisin e bardhë mbi kokë

Me gishtin në çark për çdo armik

Se dua të jetoj faqebardhë mbi këtë tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat