Roje drite të gjithë duhet t’jemi

Kultura

Roje drite të gjithë duhet t’jemi

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 17 gusht 2017 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Nëse udhëton natën me plot errësirë,

Bëhu vetë fanar rrugën për ta ndriçuar,

Gjatë rrugëtimit tënd do të ndihesh mirë,

Mund i djersës sate ka për  të  të shpëtuar.

 

Nëse të pengojnë të tjerët, ti mos pengo,

Bëhu rojë drite gjithnjë i paluhatur,

Njerëzishëm e dinjitetshëm qëndro,

Hapërimin askush s’ka mundësi për ta ndaluar.

 

Drita do ta shpërthejë terrin me shumë nxitim,

Atëherë kur zemrat i pastrojmë vërtet,

Kur marrim  njëri-tjetrin në përqafim,

E njerëzishëm hapërojmë në këtë jetë.

 

Në trojet tona kur ndershëm punohet,

Do të ketë gjithmonë diell e dritë,

Kur i merituari nga zemra çmohet,

E çdo gjë mbështetet në meritë.

 

Diell e dritë mbi trojet tona,

Dritë e diell për aq sa punojmë do t’kemi,

Për aq sa ia dimë vlerën, Kosova është e jona,

Për aq sa të lidhur n’mes vete t’jemi.

 

Në trojet tona për t’u zhdukur terri,

Për të pasur jeta kuptim për ne,

Roje drite të gjithë duhet t’jemi

Roje drite për komb dhe atdhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat