Zemrën dhuratë

Kultura

Zemrën dhuratë

Nga: Jan Kosova Më: 18 gusht 2017 Në ora: 12:31
Ilustrim

Dhuratë më të mirë nuk pata për ty,

Zemrën ta fala , fare nuk ngurrova

një zemër e vuajtur por  plot dashuri

dhe asnjëherë në jetë, nuk u pendova.

 

Zemra ime është një vazo prej qelqi

Lulen më të bukur, brenda përherë

Lulen që nuk di të vyshket një jetë

 zili do t“ja kishte, verë e  pranverë.

 

Kujdes shpirti im, zemrën ke dhuratë

Zemrën time,të  mbushur dashuri

Emrin Tënd në vazo kam gdhendur

e lulja në vazo, pergjithmonë je  Ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat