Gjurmëve të fëmijërisë

Kultura

Gjurmëve të fëmijërisë

Nga: Haki Bunjaku Më: 19 gusht 2017 Në ora: 22:28
Haki Bunjaku

U lëshova monopateve

Pak me vonesë.....

...si shkencëtari në eksplorim

Tetëthurë dhiareve e shpateve

Eja të pajtohemi fëmijëri

Mos mbaj hidhërim fare

Ndarja qe rastësi

bashkë ia dalim përtej inatit

Ta bashkojmë jetën për lakmi

merrëm për dore si gjysh

E mos na paftë syri i keq

dhe mos na raftë mësyshë

Eh,ka lezet fëmijëria me gjysh

për dore të çajnë jetën përpara

kur harrohen ato të ngjara

Lumturia ngjitet në valle

hopa-hop e para!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat