Edon Muhaxheri rrëfen punën rreth 'ringjalljes' së alfabetit të Naum Veqilharxhit

Kultura

Edon Muhaxheri rrëfen punën rreth 'ringjalljes' së alfabetit të Naum Veqilharxhit

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 20:20
Edon Muhaxheri

Magjistër i Arteve të Bukura (MFA in Illustration Practice) nga Maryland Institute College of Art të SHBA-ve, tashmë profesor arti, shqiptari nga Kosova Edon Muhaxheri, ka kthyer në vëmendje kulturën shqiptare, duke zgjuar kurreshtje të madhe të profesionistëve amerikanë.

Kjo përmes siç e quan ai, ringjalljes së alfabetit të Ëvetarit të Naum Veqilharxhit, të njohur si Vithkuqi (1844).

Muhaxheri ka rrëfyer se ishte puna e Veqilharxhit e cila e ka motivuar t’i hulumtojë shkronjat e Vithkuqit, t'i përpunojë e digjitalizojë ato.

Ai beson se nëse nuk do të ndodhte vdekja e parakohshme e Veliharxhit, këto shkronja sot do të ishin alfabet zyrtar i shqiptarëve.

Publikimin e gjithë kësaj pune, Muhaxheri premton se do ta bëjë në dhjetor të këtij viti, pikërisht në ditën e lindjes së Naum Veqilharxhit.

Për punën e tij kanë shkruar revista të njohura amerikane, ndërsa thekson se përmes këtij angazhimi ka synuar që të promovojë edhe shtetin e Kosovës në botë.

Na shpjego me pak fjalë punën e alfabetit tashmë të shumëpërfolur!

Muhaxheri: Naum Veqilharxhi ka shkruar abetaren e parë shqipe (Ëvetari) në vitin 1844. Meqenëse gjuha shqipe nuk kishte alfabet zyrtar, autori e ilustroi një komplet shkronjash të veçanta vetëm për gjuhën shqipe.

Sa kanë ngjashmëri këto shkronja me ato të alfabetit grek, sllav, arab apo latin?

Muhaxheri: Shumë pak. Me këtë alfabet nuk mund të shkruhet në asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe. Ka disa simbole që janë huazuar nga alfabete të popujve tjerë, por si sistem shkrimi, Vithkuqi (siç e quan autori) është unik.

Përse humbi ky alfabet?

Muhaxheri: Ky alfabet u prit shumë mirë nga shqiptarët. Nëse Naumi nuk do të helmohej dhe të vdiste në vitin 1854, ka gjasa që Vithkuqi të ishte alfabeti ynë zyrtar. Naumi ishte njeri i pasur dhe idealist. Ai shfrytëzonte pasurinë e tij për të shkruar libra për popullin. Pas vdekjes së tij, nuk pati përpjekje serioze për të botuar më shumë abetare apo edhe materiale tjera me këtë shkrim. Ishin kohëra të vështira për shqiptarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat