Paraguaj i jep Doktor Honoris Causa shkrimtarit shqiptar Jeton Kelmendi

Kultura

Paraguaj i jep Doktor Honoris Causa shkrimtarit shqiptar Jeton Kelmendi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 gusht 2017 Në ora: 19:14
Jeton Kelmendi

Poeti dhe shkrimtari profesor Jeton Kelmendi është një nga figurat më të mëdha të poezisë së sotme. Ai është njeriu më i përkthyer në shumë gjuhë të botës pas Kadaresë.  Për të arriturat dhe meritat e tij, Universiteti kryesor në Paraguaj “ Universidad Nacional Del Este” ka ndarë medaljen e artë, për poetin Kelmendi si një person i dalluar në letërsi dhe humanizëm. Ky çmim u akordohet shkrimtareve për të arritura në fushën e poezisë dhe për gjuhen e bukur të përdorur në poezi. 

Jeton Kelmendi ka aq pasion sa duket sikur kërkon ta shpike edhe një here atdheun dhe dashurinë. Ëndrrën kërkon ta bëjë zhgjëndërr, por edhe të kundërtën. Në poezinë e tij ka diçka të kundërt, që u del përballë erës dhe arritjeve, ai sikur nuk do të arrije, por është luftëtar i kërkimeve. Të degët zbulon rrënjët, te frutat - fytyrat. Kërkon ardhmërinë dhe zbulon të tashmen, kërkon tjetrin dhe zbulon veten.

Image

Universiteti kryesor në Paraguaj “ Universidad Nacional Del Este”  është një Universitet Nacional ku akordohet me personalitete dhe arritje të mëdha si në  shkencë humanizëm kulturë  dhe rryma të ndryshme.

Por në rastin  e poetit Jeton Kelemendi Paraguaj i jep cmimin Doktor Honoris Causa për medaljen e artë si një person i dalluar në letërsi dhe humanizëm.

Përveç kësaj Kelmendi është shpërblyer edhe me një medalje të artë të cilën akoma nuk e ka marrur.

I pyetur nga “ Bota Sot” në lidhje më këtë çmim, Kelmendi ka thënë se për të është një nder shumë i madh meqë Shqipëria dhe Kosova nuk kanë shumë çmime nga Amerika Latine , pasi shumica e atyre vendeve nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Kelmendi.

Ndërkaq sa i përket letërsisë ai ka thënë se i ka dy lira i ka të botuara  në Argjentinë.

“  Pra në vendet e Amerikës Latine kanë qenë me dhjetëra antologji të ndryshme që botohen spanjisht në Amerikën latine dhe natyrisht se kam edhe çmime atje për letërsi dhe arritje të veçante si dhe një nder edhe për Kosovën”, ka thënë Kelmendi.

Jeton Kelmendi është një nga figurat e mëdha të poezisë së sotme

Për të shprehur ndjenja të fuqishme në poezi, nuk ka gjë më të efektshme sesa shkurtësia e vjershës dhe forma e saj e ngjeshur. A nuk e tendos bisha trupin dhe të gjitha forcat e saj kur bëhet gati për të sulmuar ? Poezia e Jeton Kelmendit i ngjan këtij imazhi me fërgëllimat e saj të brendshme.

Ajo karakterizohet nga ndenja e masës dhe lakonizmi. Lirizmi i saj i kondensuar arrin të depërtojë thellë në ndjesitë e lexuesve. Me anë të strofave të tij eliptike, ai na kumton në fakt atë çfarë ka më të lartë shpirti njerëzor. Kelmendi është një nga figurat e mëdha të poezisë së sotme. Vepra e këtij poeti kosovar nderon jo vetëm letërsinë në gjuhën shqipe, por letërsinë në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat