Akademik Mark Krasniqi apo njeriu që bëri epokë në Arsim, Shkencë, Politikë dhe Historinë Shqiptare

Kultura

Akademik Mark Krasniqi apo njeriu që bëri epokë në Arsim, Shkencë, Politikë dhe Historinë Shqiptare

Nga: Luz Thaçi Më: 27 gusht 2017 Në ora: 14:33
Ibrahim Rugova, A. Mark Krasniqi & Luz Thaçi

I dashur si buka, i ëmbël si mjalti, i urtë si toka, i thellë si deti, i përkushtuar dhe përparimtar deri tek Zoti, patrioti e madh dhe kushtrimtar deri në tempull, dijetari madh shkencor ose poliedrik - sa s’ka më. Me një hije të thellë kolosale dhe tianike në fytyrën e tij plot  dritë dhe diell, gjatë këtij fund gushtit me vap dhe zjarre të shumta, serish me vjen dhe me rishfaqet ne sfond Akademik Mark Krasniqi, figura ose portreti i tij si Flamur. Profesor Markun  të cilin kam patur fatin dhe nderin e posaçëm të kalonim se bashku, vizitave që bënte Bashkësisë se Degëve të PSHDK në Gjermani, qaste ose momente te paharruara si ish Kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane ta Kosovës, një prej bashkëpunëtorëve ma të afërt, qaste ose momente te paharruara neper takime te ndryshme politike dhe partiake me figura ose personalitete të larta të shtetit, parlamentit, Bundestagut dhe qeverisë Gjermane si dhe me figura dhe personalitete të tjera Evropiane në Bruksel dhe gjithandej.

Madje  me figura dhe personalitete të njohura të politikës të shtetit dhe qeverisë Kosovës, në kontakte dhe tubime të ndryshme me mërgimtarët shqiptar në Gjermani dhe kështu me radhë ku Akademik Mark Krasnqi ka lan gjurmë të thellë dhe pashlyer me veprën dhe personalitetin tij prej intelektualit, qe i shikonte njerëzit, popullin, kombin ,dhe Atdheun e tij.

Image
A. Mark Krasniqi & Luz Thaçi

Akademik Mark Krasniqi e ngriti , projektoj dhe filloi jetën, veprën dhe karrierën e ti shkencore dhe Akademike mbi artin, traditën, kulturën dhe historinë e njohur te popullit shqiptar. 

Kurse Furneli me trupin e vdekur te Akademikut Krasniqi i mbuluar me Flamur Kombëtar, u përcoll me nderime nga lokalet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve te Kosovës, në Sheshet Kryesore të Prishtinës. Tek përmendorja e Skënderbeut Gjergj Kastrioti, Nëna Teicireze dhe Ibrahim Rugovës i shoqëruar për ti dhanë lamtumiren e fundit, edhe disa Veprimtarët e njohur nga Mërgata shqiptare të cilët me ketë rast vendosen Kurora lule në emër të Diasporës në Evropë dhe Amerikë,

me vdekjen e Akademikut Mark Krasniqit kemi humbur intelektualin e përmasave jo vetëm shqiptare, por edhe ballkanike e më gjerë. Ky është nderi Kombit dhe do të kujtohet gjithnjë si njeri, Intelektual dhe Atdhetari i shquar cili gjate gjithë jetës se ti ishte në shërbim të emancipimit, zhvillimit kulturës, arsimit mendimit të lirë shkencor, dha një kontribut të veçante në ndërtimin e shteti të Kosovës, si veprimtar dhe shkencëtar e politikan.

Kontribut jashtëzakonshëm në fushën e Etnologjisë dhe të demografisë, duke paraqitur fakte e të dhëna shkencore mbi shqiptaret në përgjithësi për shqiptarët e Kosovës, ku këta të fundit shtypeshin në forma ma brutalesi në aspektin e te drejtave Kombëtare, ashtu në aspektin Ekonomik dhe të Arsimit.

Në shumë shkrime Akademiku ka afirmua tolerancën fetare dhe ishte një prej atyre qe kudo e ka theksuar ketë element te rëndësishëm për Bashkimin e shqiptarëve. Ai thoshte se shqiptaret janë një popull me një traditë dhe kulturë të vjeter të njohur ndërfetarë në Rajon.

Akademik Mark Krasniqi ishte Personalitet i cili në prag të Pavarësisë së Kosovës, me plot sukses e udhëhoqi partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe ishte krahu i djathtë Presidentit historik Prof Dr Ibrahim Rugovës. Ne fund me vdekjen e Akademikut Mark Krasniqit humben intelektualin, Politikanin. Shkrimtarin qe dha aq shum shkeces shqiptare, ishte veprimtar, humanist dhe mbi të gjitha u shque në mbrojtje të drejtave Kombëtare Politike e njerëzore të shqiptarëve në Kosovë dhe në Mal të zi Maqedoni, vepra e tij do të jetojë derisa të jetojë e drejta njerëzore në Botë. Emri i ti do shkruhet me gerrma të arta në Galerinë e Arteve Kombëtare të Kosovës. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Autori është Kryetar i PSDHK-se në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat