George Clooney si baba dhe aktor në projektin për Amerikën e Trump

Kultura

George Clooney si baba dhe aktor në projektin për Amerikën e Trump

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 06:50
George Clooney

Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e George Clooney që kur erdhën në jetë binjakët e tij në korrik. Ndërsa përgatitet për projektin e tij ‘Suburbicon’, disa rituale janë të njohura për të.

“Unë thjesht duhet të pastroj të vjellat nga kostumi im. Para ishte ushqimi im, ndërsa tani është i fëmijëve. Kështu që gjithcka do funksionojë,” – tha ai për kujdesjen e fëmijëve në një intervistë të AP.

Është një kapitull i ri për 57-vjecarin por me disa lëvizje të vjetra. Filmi ‘Suburbicon’ do shfaqet me 27 tetor dhe do shfaqen tensioneve të errëta racore të viteve 1950 që është e rëndësishme për Amerikën e Donald Trump.

“Ideja kryesore është që të zgjedh betejat dhe gjithmonë më ka pëlqyer kjo gjë,” – tha ai duke shtuar se do jetë film që ka shumë zemërime, por që do ta bëjë ndër më të suksesshmit në vjeshtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat