Cikël poetik nga poetja, Xhevrije Nimani Kurteshi

Kultura

Cikël poetik nga poetja, Xhevrije Nimani Kurteshi

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 00:25
Xhevrije Nimani Kurteshi

QYTETI NË PËLHURË

Në këndin e shtëpisë
Aty në një dhomë 
Mbuluar me një copë mëndafshi
Një pikturë e vjetër qëndron.

Kishte ca kohë 
Ashtu kishte mbetur.
Një ditë nga kurreshtja
Pyeta pa të keq !

Ta vendosim në dhomen e ditës ?
Jo nuk bënë asesi 
I ndëgjova dy zëra njërin pas tjetrit.

Është dhurata që do ti bëjmë
Një mikut
Ka plot tetëmbëdhjet vite 
Që këmbë e ti nuk ka shkel në këto rrugë.

E ai po dergjet në shtratin e vdekjes !

 

NA E BURGOSËN FJALËN

Ishte kohë kur donin të na e burgosin fjalën 
Të na e lën të lidhur nëper gjuhë 
Nëpër dhëmb ta përtypnim 
E kurrë e vërteta e kombit të mos dal.

Edhe diellin u munduan të na e ndalin 
Të mos ndritë në atdheun e shqipeve
E fushat e blerta e pjellore 
Të mbeteshin djerrina të harruara nëpër kohë.

Edhe lirinë e shpirtit provuan të na e burgosin
Të thonë se shpirtëra të djallëzuar kan hyr në ta
E me gallamanit e kohës së tyre vrastare
Bëheshin ndihmës karshi botës së shurdhër.

Dhe sot gjërat seç kan ndryshuar
Liria e fjalës sa vjen e shtohet
Vetëm një lutje kam deri tek qielli
Fjalët e rënda e fyese prap në burg ti vendosim.

 

SHKOI DITA

Shkoi dhe kjo ditë
Ishte e mbushur, 
Plot surpriza
Nga njëra e nga tjetra.

Shumë nga ato 
Nuk i prisja
U bën befasi ,
Dhe kështu dita 
Kaloi për bukuri.

Disa ndoshta do i harroj 
Jo se kam dëshirë
Por, disa më të veçantat
Do ti ruaj kujtim 
Si gur xhevahir.

 

E DI

E di se një ditë ndoshta jo shumë larg
Edhe ti do lexosh këto vargje
Shumë e shumë herë
Duke analizuar çdo varg e strofë.

E di se me vete do të thuash 
Se dhembja e lumturia njerëzore
Nuk qenkan të përhershme për askend
Dhe aty do ta gjesh ngushllimin e vetëm.

E di se ka ditë me diell e dritë
Dhe ditë me shi e shtrëngata
Por, e di poashtu se ti dhe vetëm ti
Do të jesh mjeku më i mire 
Për zemrën dhe mendjen tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat