Do të vij vendlindje këto ditë

Kultura

Do të vij vendlindje këto ditë

Nga: Haki Bunjaku Më: 20 shtator 2017 Në ora: 07:36
Haki Bunjaku

Nuk vij kah më presin njerëz

vij ditën me shi,si hajn hy në shtëpi

pantollet e përvjelur deri në gjunjë

të përjetoi mbllac mbllucet e këmbëve

nga toka e ngime me ujë

Vij rrugës së epërme e drejt

në odën e vjetër hyj për dritare

si dikur kur kthesha vonë natën

nga marrëzitë djaloshare

kur më hetonte baba,

ku ishe deri në këtë vakt

-dhentë, hoqa pak sa i shtina në torishtë

-flej o i pa hajr, ndoshta stë kanë pa

ti, zor se na len pa një bela!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat