Promovohet murali kushtuar "Zonjës Drejtësi"

Kultura

Promovohet murali kushtuar "Zonjës Drejtësi"

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:03
Murali

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, shënon sot aktivitetin rrugor “Rinia për Drejtësi".

Ky aktivitet i cili do të mbahet pasdite në sheshin “Nënë Tereza”, përmes artit ka qëllim të potencojë problemet që ka sistemi jonë i drejtësisë si transparenca, qasja në drejtësi, llogaridhënia dhe korrupsioni.

Aktiviteti ka për qëllim gjithashtu promovimin e Muralit kushtuar "Zonjës Drejtësi". Ky mural është punuar nga Simian Switch, artist nga Holanda në bashkëpunim me Q'art në kuadër të programit të granteve të vogla të YIHR KS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat