Thërras ndërgjegjen për t’iu ndërgjegjësuar

Kultura

Thërras ndërgjegjen për t’iu ndërgjegjësuar

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:25
ilustrim

Ta përdorim për të mirë gjithë atë energji

Duke marrur qëndrim të drejtë në çdo pore jete

Me zell të përkushtuar përgjegjësi e ndershmëri

Për t’i dhënë krahë të mirës në çdo përpjekje.

 

Për të ndriçuar si dielli n’pranverë

Dielli e drita për t’mos na munguar

Të gjitha të këqijat e gjërat e pavlera

Me unitet mundemi për t’i luftuar.

 

Thërras ndërgjegjen për çdo veprim

Të jemi të matur, të kemi syçeltësi

Për të rrezatuar si dielli në t’bardhin agim

Të shfaqim më shumë mirëkuptim e atdhedashuri.

 

Kur të rritet morali e përgjegjësia

I gjithë kombi e merr të mbarën

Zhvillohet e merr hov zelli e ndershmëria

Drita e atdheut e pastron farën.

 

Farën e mirë kush e mbëlton

Të ndërgjegjes në rend të parë

E të përgjegjësisë që na mungon

Ai dhe vetëm ai na është shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat