Eu çfarë hareje

Kultura

Eu çfarë hareje

Nga: Haki Bunjaku Më: 22 shtator 2017 Në ora: 20:18
Haki Bunjaku

Motër e vëlla prinim në gazmend

e hidhnim vallën e Shotës, si aktorë

i rrehnin tre defa me çampare

e çikat ia theknin; hajde shoto mashallah

të tjerët me rrahjen e shuplakave na nxitnin në takt

orkestër e hareshme natyrale, që

edhe i vdekuri me u ngjit në valle

nënës, kah na shihte, i bëhej zemra mal

epo këta i kam për horë e gjymysh

....çike e djalë...

po një ditë u shkëput e vallja mbet në gjysmë

dhe kurrë më sot e asaj dite nuk u nis

Motra tash tri vjet hedh valle në kujtime e mia

e mue nuk më binden këmbët dhe bëj sehirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat