Fragment nga Jeta n`Arsim

Kultura

Fragment nga Jeta n`Arsim

Nga: Haki Bunjaku Më: 23 shtator 2017 Në ora: 21:05
Haki Bunjaku

Po ligjëroja në klsët e II-ta të gjimnazit,temën:

Klasiçizmi,si rrymë letrare edhe në Letërsinë shqipe.

E kisha kombinue temën nga disa tekste,që të jetë më e plotë,prandaj u them shenoni,se unë flas ngadal dhe po deshtët edhe mund të judiktoi.

U them:-Përfaqësuesit më eminent të klasiçizmit janë filozofët anglezë e ndër ta dallohet filozofi.....

Një nxënëse,filosof a filozof?

Filozof!

-Gabim!-Gabim e keni profesor!

A bën ta kryej njësinë mësimore e në fund,mos harro,sqarohemi!

U them fjalët me prejardhje të huaj,si rasti i tashëm,që kanë hy në gjuhën shqipe,ku s=ja intervokalike shndërrohet në z-,apo shqip s-ja e fjalëve të huaja mes dy zanoreve jep= z dhe për këte jam unë kompetent që t`ua sqaroi e jo tjetërkush.

Cili u ka shti kështu llugave?

-Profesori i filozofisë. Ani se flas unë me të.

E takoi në sallë dhe i them kështu-kështu,ke bër gabim,por arsyetohu te nxënësit!

E çiti bishtin në shpinë,prandaj i them nëse nuk më kërkon falje mue para kolektivit,se ke hy në arën time dhe nxënësve para klasës;Në mbledhjen e këshillit të arsimtarëve do ta paraqes problemin dhe propozoi që të mirret ditari!

U bë meit dhe mbet i shtangur.

Unë nuk isha më i dituri,por paraprakisht kur kisha nevojë konsultohesha me kolegët e historisë,gjeografisë si dhe të gjuhëve angleze e françeze.

Aktivi i mësimdhënësve të Gjuhës shqipe nuk mblidheshim kurrë,por edhe mes nesh kishte hakaretë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat