Hapen aplikimet për konkursin e fotografisë PreFoto

Kultura

Hapen aplikimet për konkursin e fotografisë PreFoto

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 07:37
PreFoto

?Edicioni i shtatë i konkursit ndërkombëtar të fotografisë artistike, PreFoto, tanimë është hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë.

Për 7 vite, në këtë konkurs kanë aplikuar mbi 1700 fotograf nga e gjithë bota dhe Konkursi – Ekspozita PreFoto ka dëshmuar seriozitetin në organizimin e aktiviteteve të tilla, duke e kthyer Luginën e Preshevës në një vendtakim për të apasionuarit e fotografisë.

“Të gjitha fotografitë që pranohen për t’u ekspozuar printohen nga organizatorët e festivalit”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Tani janë hapur aplikimet për edicionin e 7 që do të mbahet në muajin nëntor tema dhe këtë edicion do të jetë e lirë.

Rregullat e Aplikimit:

1. Konkursi do të organizohet në kategorinë dixhitale.

2. Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë.

3. Fotot me ngjyrë dhe bardh e zi

4.Çdo pjesëmarrës mund të aplikoj në maksimum 3 foto.

5. Fotot duhet të dërgohen në rezolucionin prej minimum 2400 piksel ose 300 dpi, në cilësinë më të lartë në formatin JPEG.

6. Fotot nuk duhet të posedojnë ndërhyrje.

7.Cdo fotografë do të merr konfirmim për pranimin e fotove si aplikim, ndërsa do të lajmrohen vetëm ata që do të pranohen në Ekspozitë/Konkurs .

8.Fotografit e dërguara të titullohen.

9. Fotografit mund të dërgohen në e-mail adresën [email protected]

10. Data e fundit e aplikimit 20.10.2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat