Poezia e dhembëjakës dhe e krenarisë kombëtare

Kultura

Poezia e dhembëjakës dhe e krenarisë kombëtare

Nga: Aziz Bytyçi Më: 25 shtator 2017 Në ora: 10:13
Hasibe Alishani Bllaca

Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Istrës, me rastin e 70 vjetorit të Martirizimit të Familjes Alishani si dhe 80 vjetorit të lindjes së poetes , boton këtë përmbledhje, si shenjë respekti dhe falenderimi , si për poeten ashtu edhe për paraardhësit e saj të cilet u flijuan , që ne sot të jetojmë në liri !

Në tempullin e kultures e të dijes , në SHKA “AGIMI” në qytetin e lashtësisë në Prizren u promovua libri i katërt me radhë , i veteranës së arsimit,mësueses 80 vjeqare Hasibe Alishani Bllaca “VARGJE TË SHPIRTIT”. Në këtë event madhështor dhe shumë i dalluar nga promovimet tjera moren pjese jo vetëm poet nga trojet shqiptare por edhe disa poet shqiptar që veprojn në  Ister të Kroacisë, ish nxënës të mësuese,intelektual,doktor e qytetar prizrenas. Fillimish ky manifestim filloi me refrimin e disa vargjeve të librit të autores nga aktori prizrenas Hasim Iballi. Nga udhëheqësi i agjendës së programit Berat Batiu , u ftua kryetarja e Shoqatës së Bashkësis  Shqiptare të Prefekturës së Istres , njëherit edhe e bija e autores së librit , znj.Merita Hoxhen me kumtesen e saj.Të nderuar , të pranishëm , sot kam nderin të qendroi pranë jush dhe në emër të BSHPI-së , të ju falenderoi për pjesmarrjen në realizimin e projektit tonë të radhës , botimit dhe promovimit të përmbledhjës së poezive dhe fragmenteve nga ditari “VARGJE TË SHPIRTIT” të poetes , veteran e Arsimit , kolege dhe familjare e shumicës nga ju , por njëherit edhe nenes sime,znj.Hasibe Alishani Bllaca.Më lejoni në pika të shkurtëra të ua prezantoi Shoqaten dhe punën tonë .BSHPI-së është Shoqatë joprofitabile e themeluar më 28.11.1995 në Pullë të Kroacisë.Qëllimi i themelimit të BSHPI-së është ruajtja dhe kultivimi i gjuhës , kulturës dhe traditës shqiptare në teritorin e prefekturës së Istrës .Duke iu falenderuar shtetit Kroat , ligjeve pozitive të cilat mundesojnë dhe financojnë veprimtarinë tonë , në BSHPI-së , jemi një ndër Shoqatat më aktive dhe të suksesshme në tërë Kroacinë.Me të gjithë projektet tona , takimet dhe vizitat zyrtare mundohemi të jemi ura ndërlidhëse në mes të vendit ku jetojmë dhe vendlindjes sonë , të prezantojmë pakicat tona në mënyrën më dinjitoze , të përkrahim dhe promovojmë talen tanë të çdo lamie.Znj.Hasibe Alishani Bllaca Shoqatës son i dhuroi nga 20 ekzemplar të veprave të saja , të cilat ne secilin prej nesh zgjuan emucione të thella.Duke u njohur me jetën , punën dhe veprat e saj.Ne si Shoqat vendosem që për nder të datave jubilare ,70 vjetorit të martirizimit të familjes Alishani dhe të 80 vjetorit të lindjes së autores të bëjmë një përmbledhe të fragmenteve të ditarit dhe poezive të saja me titullin “VARGJE TË SHPIRTIT” , të cilen ua prezantojmë dhe dhurojmë sot.Nana ,duke të uruar 80 vjetorin e lindjes, në emër të BSHPI-së si dhe të gjithë shqiptarëve nga Istra te dhuroi këtë përmbledhje dhe të dëshiroj jetë të gjatë,pleqëri të mbarë e të shëndetëshme.Të paqim edhe shumë vite në mesin tonë.URIME ! përfundoi kumtesen zonja Merita Hoxha.

Si çdo herë këto manifestime letrare - poetike e madhështoj edhe pikat muzikore,në këtë radhë u ftua nxënësja e Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni”të Prizrenit, me flauten e saj Eda Kantarxhiu.Pas kësaj pika relaksuese muzikore u ftua udhëheqësi i kësaj agjende të programit me kumtesen e tij që ta deklamoj para të pranishmëve për veteranen e arsimit znj.Hasibe Alishani Bllaca , z.Berat Batiun.Hasibe Alishani - Bllaca, u lindur në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, më mirë se secili nga ne e ka përjetuar shpirtin e plagosur të qytetarit të Prizrenit nga regjimi sllav, andaj nuk është e rastësishme as kjo përmbledhje me poezi.

Autorja në këtë përmbledhje ka përzgjedhur 124 poezi, disa prej të cilave janë të përzgjedhura nga vëllimet e botuar më herët “Kam një mall” (2015), “Medalion në gji”, “Lutëm ag e terr” dhe “Vaji në gaz të kthehet”. Duke qenë se në këtë përmbledhje, autorja pos poezive të zgjedhura nga përmbledhjet e lartcekura, sjell edhe poezi, që për herë të parë i boton, vështrimin tonë do ta shtrijmë në atë drejtim, që ta trajtojmë këtë përmbledhje si vepër të kompletuar të autores.

Autorja Hasibe Alishani – Bllaca, siç kemi parë edhe më herët në përmbledhjet e mëparshme me poezi, është përpjekur, përmes vargjeve mundohet që lexuesit t’i sjell në dorë një pjesë të përjetimeve të saja, që nga fëmijëria e deri në moshën që ka sot.

Përmbledhja “Vargje të shpirtit” hapet më 15 rrëfime shumë interesante për familjen Alishani. Kam përshtypjen se këto rrëfime autorja i sjell në kuadër të kësaj përmbledhje poetike, me qëllim që lexuesi të jetë më i informuar për familjen e saj, për vuajtjet dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar fëmijëria e saj, në të cilat sfida e kanë burimin edhe pjesa më e madhe e poezive të autores.

Në pjesën e parë të librit do t’i veçoja rrëfimet “Sakrificat dhe sfidat e familjes Alishani”, “Robërimi ynë”, “Vizita në burg” ,”Egzekutimi i axhës Nijazi, nëntor 1946” , “Internimi i familjes sonë” etj. Këto rrëfime, lexuesve u afrohen për herë të parë, meqë një pjesë e madhe e prizrenasve nuk janë të informuar për kontributin e kësaj familje, që është familje simbol i qëndresës dhe shprehjes së atdhedashurisë. Nga këto rrëfime, gjithashtu kuptojmë se autorja është frymëzuar që t’i shkruaj poezitë, që i kemi në dorë.

Ndonëse autorja nuk ka preferuar që librin ta ndaj në cikle, pas një leximi të kujdesshëm mund të hetrojë se kjo përmbledhje poetike ndahet në tri pjesë, në poezitë që i kushtohen kohës së shkuar- të brumosura më vuajtje e sakrifica, kohës së sotme- që i atribuohet së kaluarës sonë të dhimbshme dhe mesazhet që i drejtohen brezave për ndërtimin e së ardhmes.

Libri “Vargje të shpirtit”, është një udhëtim interesant i brendësisë krijuese të autores, e formësuar nga kujtimet që e shoqëruan gjatë jetës, sepse pas sakrificave dhe përjetimeve, vetëm kujtimet u kishin mbetur familjes.

Në grupin e parë të vëllimit poetik, “Vargje të shpirtit”, që mund të themi se 80 % e poezive i takojnë kujtesës së të kaluarës, apo ndërlidhjes së të kaluarës së hidhur me sfidat, që i ka përjetuar familja e autores. Andaj mund të thuhet gjatë leximit të këtyre poezive lehtësisht ndjehet fjala e ngjeshur, si një mënyrë e veçantë e krijimit dhe e shprehjes së brengave për një të kaluar jo shumë të largët, por të harruar nga institucionet vendore edhe pas shumë viteve.

Përmes poezive , që ne i grupuam në ciklin e poezive, që i takojnë të së kaluarës, autorja ka krijuar zërin e saj të mëvetësishëm për objektin e kërkimeve për zbardhjen e fatit të familjarëve të saj, sepse dhembja dhe vuajtjet, që ka përjetuar ajo dhe familja të shpien në kohërat e hershme të viteve 1945, kur ajo sapo i kishte 8 pranvera dhe në vend që ta gëzonte lirinë së të gjithë fëmijët tjerë prizrenas, dhe t’i shijojë frytet e lirisë, ajo dhe familja e saj u përballën me dhembje edhe më të madhe, me persekutimin, internimin dhe vuajtje nga më të ndryshme. Andaj nuk ka si të shprehet autorja ndryshe, nga përjetimet, që i ka përjetuar. Në çdo varg, në çdo poezi, të kaluarën e familjes së saj e ilustron me peshën e dhembjes, të përjetuar nga gjithë familja e saj.

Autorja në këtë përmbledhje poetike, nuk lë pa i përmendur edhe virtytet që e mbajtën gjallë ndjenjën e popullit shqiptarë për liri, siç ishin “Mikpritja shqiptare”. “Populli thotë”, përmes të cilave poezi, autorja sjell mençurinë e popullit përmes artit poetik. Në kuadër të këtyre pikëpamjeve, autorja i kushton poezi edhe Kukësit, që kishte hapur dyert dhe zemrën për vëllezërit e larguar me dhunë nga shtëpitë e tyre.

Edhe pse përmbledhja “ Vargje të shpirtit” nuk është e organizuar në cikle, libri ka një strukturë unikale, që përmbledh periudhën kohore gati 100 vjeçare të dhembkës dhe sakrificës së familjes së saj.

Për fund, duke e falënderuar Bashkësinë shqiptare, Prefekturën e Istrës, që ia mundësoi autores këtë botim, autores i dëshirojmë jetë të gjatë dhe të shëndetshme, duke e falënderuar për kënaqësinë që na ka dhuruar me këtë libër, që na ka sjell si xhevahir .Përfundoi me kumtesen e tij z.Berat Batiu.Pastaj moren fjalën edhe shumë të pranishëm,pos të pranishmëve kishte edhe telegrame falenderuese që ia kishin derguar autores  dhe pastaj i erdhi fjala autores së librit zonjës Hasibe.Ajo me një emocion përmallues për pak qaste i rrënkonin lotet faqëve të saja.Autorja i pershendeti të gjithë dhe i falenderoi për nderin qe i kanë bërë me pjesmarrjen e tyre.Gjithashtu autorja porositi që e ardhmja e një populli është Arsimi me shkollimin e gjeneratave tona neve e avansojm shtetin tonë në cdo aspekt.E emocionur ajo edhe njëher i falenderoi të pranishmit dhe në veqanti bashkëshortin e saj e cila tha se e kishte përkrahjen e tij në cdo moment.Pas përfundimit të gjithë së bashku u ftuan në një koktel të organizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat