10 vjet pa At’ Zef Pllumin, ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare

Kultura

10 vjet pa At’ Zef Pllumin, ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 14:13
At’ Zef Pllumi

10-vjetori i ndarjes nga jeta të At’ Zef Pllumit është kutjuar këtë të hënë në Bibliotekën Kombëtare përmes një ekspozite me foto e vepra “In memoriam At’ Zef Pllumi”

“Përkujtojmë sot një njeri që jetoi si mendimtar i lirë, jashtë çdo kornize, edhe nën formalizmin e hekurt të diktaturës. Është në fakt dita mos me iu përshtat nderimeve ceremoniale klasike e klishe, sepse në fakt vetë At’ Zefit do t’i ngjanin, siç ai thoshte, si ‘kunora që çohen në funerale, ku i vdekuni s’i sheh’”, deklaroi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.  “Ekspozita kushtuar memuaristikës shqipe hedh dritë mbi një korpus kujtimesh dhe dëshmish, i cili në filtrin e epokave dhe sprovave të historisë së popullit shqiptar është shndërruar në kujtesën tonë kolektive. Kjo ekspozitë modeste, “In memoriam At’ Zef Pllumi”, le të jetë pragu i rikthimit të dëshmisë në zemrën e lënduar të historisë”, tha Persida Asllani, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare.  Përkthyesja në gjuhën frënge e veprës se At’ Zefit kujton takimin e parë me të. “Kur At?€ ™ Zef Pllumi më priti në aeroportin e Tiranës vura re se syte i qeshnin edhe pas aq shumë vuajtjesh që ai kishte qenë i detyruar të përballonte në jetë. Në kujtesën time atë Pllumi ka mbetur si personalitet i madh që ruante të pacënuar në mendjen e tij hsitorinë e Shqipërisë”, u shpreh Odile Daniel.  Aktivitetet në nder të At’ Zef Pllumit do të vijojnë në Bibliotekën Kombëtare me promovimin e veprës së plotë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat