Qasje më të madhe për personat me aftësi të kufizuara në Teatrin e Komedisë

Kultura

Qasje më të madhe për personat me aftësi të kufizuara në Teatrin e Komedisë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 09:53
Ilustrim

Teatri i Komedisë në bashkëpunim me shoqatën “Polio Plus” për sezonin e ri teatror ka siguruar qasje më të madhe për personat në karroca ortopedike dhe me vështirësi në lëvizje.

Mbrëmë, në mënyrë simbolike, është shfaqur premiera e komedisë romantike “Doni Dark” – tregim për një të ri me shikim të dëmtuar dhe pavarësia e tij nga familja, me të gjitha problemet të cilat i bartë ajo. Premiera është caktuar për sonte, ndërsa repriza e parë për më 29 shtator.

Teksti origjinal është i shkrimtarit amerikan Leonard Gersh, ndërsa regjia e Robert Ristov, të cilit kjo është punë e masterit. Karakteri i titullit në shfaqje e interpreton Darijan Petrov, ndërsa në rolet tjera marrin pjesë Mirjana Popovska-Ristov, Magdalena Rizova-Çernik dhe Sasho Ristovski, i cili është anëtar i ri i Teatrit komedia dhe drejtor i tij artistik.

Për herë të parë për këtë shfaqje në Teatrin e Komedisë do të ketë edhe titull në tekst për personat shurdh-memecë, ndërsa me vija të verdha do të shënohen sallat për personat me shikim të dëmtuar pa pengesa për të ardhur deri te skena e vogël – hapësirë e re e skenës për shtatëdhjetë shikues, ku do të performohet shfaqja.

Për njerëzit me handikap janë përshtatur edhe sportele të biletarisë, si dhe dollapë për gardërobat. Në skenën e madhe, megjithatë, do të nxirren disa karrige që të bëhet hapësirë për karriget e invalidëve.

Pas marrjes së këshillave profesionale dhe pas aktiviteteve të ndërmarra nga ana e Teatrit të Komedisë, ekipi i “Polio plis” e shënoi objektin si të qasshëm për personat me aftësi të kufizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat