Krijuesi dhe brenga artistike

Kultura

Krijuesi dhe brenga artistike

Nga: Bislim Aliu Më: 26 shtator 2017 Në ora: 10:17
Bislim Aliu

Krijuesi gjithmonë, në brendi e ka bregën e vet artistike. Ajo brengë shpirtërore gjithmonë e ngacmon dhe, asnjëherë nuk e lë të qetë. Kjo brendësi e “trazuar” kërkon nga krijuesi që të rrëfehet dhe shpërfaqet me ndiesimim më të lartë konkretizues. Zatën, ky art i lartë shpirtëror, do ta ketë kuptimin, nëse është përjetuar me ndijimin më të lartë ndjesor. Krijuesi këtë brengë, gjithmonë do ta ketë në brendi shpirtërore, e cila përherë kërkon  materializim konkret artistik e estetik.

Krijuesi  çdo herë e ka brengën e vet artistike. Kjo brengë artistike përherë vardiset në memorjen e krijuesit si një harlisje e lartë shpirtërore, e cila kërkon konkretizim të lartë artistik.  Dhe, për këtë ngacmim, secila kohë i pati krijuesit  dhe brengën e tyre kreative. Ata përherë u përpoqën t’i paraqesin momentet  dhe ngjarjet më të rëndësishme të asaj kohe.  Ata, pra, e paraqitën brengën e vet artistike. Dhe,  gjithmonë, ata  sakrifikuan çdo gjë që t’i paraqesin ato ngjarje kohore. Pra, ishin barometrit të asaj kohe. Dhe, ia dolën që të jenë rrëfyesit më të mirë të brengës artistike. Këtë sigurisht, e bënë krijuesit dhe arti i tyre i mirëfilltë. Arti i tyre që pati ndiesimin e lartë shpirtëror dhe drithërimën më të lartë të krativitetit artistik.

 Zatën, ky art me vetëdijesim të lartë, u përcoll nëpër kohë dhe, sigurisht, nëpër drejtime artistike të artit. Shprehja e tyre u përcoll me një vetëdije të lartë artistike dhe estetike. Andaj, secila kohë i pati shenjat e veta kreative, të cilat me përpikmëri të lartë u angazhuan krijuesit, që t’i paraqesin momentet kohore. Dhe, ia dolën që të jenë ambasadorët më të mirë të asaj kohe.

 Ndaj, secila kohë e pati ngcmimin e vet kohor, për ta shprehur intuitën e lartë shpirtërore të asaj kohe. Këto moment ekzistuese, zatën gjithnjë, e ngacmuan dhe e detyruan krijuesin që të jetë rrëfimtar të atyre momenteve ekzistuese. Andaj, mu për këtë, arti është bukuri artistike dhe një estetikë e lartë që duhet thënë shpirtërisht. Ajo pra, është një intuitë që të bren. Intuitë që të pushton dhe  intuitë që krijuesin asnjëherë nuk e lë të qetë.

 Krijuesi  krijon në çdo kohë.  Ajo brengë  është e vazhdueshme në shpirtërorën e krijuesit. Dhe mu për këte edhe mund të themi, se koha dhe momentet kohore e dirigjojnë krijuesin që të jetë sa më afër ngjarjeve kohore.  Ky art u përcoll nëpër kohë dhe, sigurisht, nëpër drejtime artistike të artit. Shprehja e tyre u përcoll me një vetëdije të lartë artistike, meqë të tjera shenja të kohës ishin të Romantoizmit, Barokut, Rokokos, Reneansës e krejtësisht janë të artit modern.  Ai, duhet të jetë borometër i asaj kohe. Pra, krijuesi krijon në çdo kohë. Në çdo mes. I vjen moment për ta shfaqur atë ide ose atë mendim, ai duhet ta shfrytëzojë atë mendim , ose atë të pathënë, meqë më vonë mudet të humbet dhe nuk do ta gjejë më. Krijuesi gjithmonë duhet të jetë aktiv për t’i shpërfaqur momentet dhe brengën esenciale të asaj kohe. Pra kreativiteti i tij gjithmonë duhet të eci dhe ta shpërfaqime dinjitet të lartë kohën dhe momentet reale të kohës. Kjo brengë gjithmonë e ngacmon krijuesin.

Liria e krijuesit për ta shfaqur  brengën dhe mendimin e vet artistik

Krijuesi  është i lirë për ta shprehur mendimin  dhe brengën e vet artistike. Aty s’ka ligje univerzale. Aty ka ligje vetjake. Pra ide dhe mendime vetjake. Atë ide sigurisht, krijuesi e analizon mirë. Ai, sigurisht, nuk mund të krijojë kur ai të dëshiron. Mirëpo, ai do të krijojë, kur diçka e brendshme e detyron që të veprojë. Kjo brendësi e  “trazuar”  shpirtërore, krijuesin asnjëherë nuk e lën të qetë. Dhe, në këtë kontekst, Aristoteli ka thënë; “Puna e një poeti (krijuesi), nuk është të tregojë atë që ka ndodhur, por atë që mund të ndodhë, do të thotë, gjërat që mund të ndodhin sipas gjasës dhe mundësisë”.  Krijusi e krijon veprën (pikturën) në kohë. Ai në të, sigurisht, e paraqet kohën. Dhe, ndonjëherë koha e dirigjon krijuesin.  Ai asnjëherë nuk guxon të heshtë. Dhe, për këtë, idetë dhe brenga e krijuesit nuk shterren kurrë.

 Ndoshta është e vërtetë thënia; “Në kohët e vështira krijohen vepra të mëdha” E,  pra a se patëm kohën e vështirë ne në Kosovë gjatë luftës dhe a skemi mundur të krijojmë vepra të mëdha? Megjithatë, në përgjithësi, krijuesit tanë nuk e kanë treguar në masë të knaqshme periudhën kohore të luftës! Kjo, mangësi është vërejtur në të gjitha lëmitë e artit, si në; letërsi,  publicistikë,muzikë, arte pamore… Mendoj se krijuesve  tanë ju ka munguar ai përjetimi i lartë i ndiesimit ndiesor dhe i shpërfaqjes shpirtërore dhe përmbajtësore. Vetëm duke e ndier shpirtërisht kohën dhe ngjarjet kohore, do ta detyrojnë krijuesin që të jetë shpërfaqës i denj  i brengës dhe i ngjarjeve kohore. Ndaj, pse krijuesve tanë, në përgjithësi, u mungoi ndiesimi i brendshëm shpirtëror pë një shpërfaqje të tillë?

Gjithsesi, veprat artistike të njëmendta nuk mund të krijohen leht dhe pa një përjetim të lartë ndjesor. Ato kërkojnë  angazhim, mund, sakrificë dhe përjetim të lartë shpirtëror. “ Ta komponosh një pikturë është po aq vështirë, sa ta zbulosh një diamante ”, thoshte V. Gog. Në këtë drejtim thënia e Pikasos është me vlerë të madhe;  “Unë nuk kërkoj, por gjej” . Pra duke pikturuar, e gjej atë që po kërkoj dhe atë që po e synoj. Ndaj, secila kohë dhe secili krijues e ka domethënien e vet E ka porosinë e vet. Dhe, nëse vepra nuk e ka këtë porosi, ajo nuk mund të quhet vepër e lartë artisti

Vepra artistike  përherë duhet ta ketë porosinë dhe domethënien e vet

Secila kohë i ka krijuesit e vet Dhe secila kohë e ka kohën e vet. Ndaj, në secilën kohë u paraqitën krijuesit e asaj kohë dhe në veprat e tyre u paraqitën brengat dhe imazhet e asaj kohe. Ndaj, në secilën kohë u paraqitën krijuesit e denj që me devotshmëri e paraqitë erën dhe imazhet e asaj kohe. Pra u paraqitën ngjarjet e ndryshme kohore. Në veprat e tyre u paraqitën drithërima dhe ndiesimi më i lartë i asaj kohe.  Kjo drithërimë e lartë ndiesore e përmbajtësore, gjithnjë do të vërehet në veprat omonime të piktorëve; Pablo Pikaso (Guernika), Tahir Emra (Elegji për Kosovën), Odhise Paskali (I urituri), Xhevdet Xhafa (Autobiografia), Masar Caka (Ferexhet), e  në ndonjë tjetër. Pra, nëse vepra artistike nuk përjetohet me brengën më të lartë shpirtërore, atëherë asaj vepre i mungon domethënia dhe porosia e konkretizimin artistik dhe estetik. Fatkeqësisht, këtu te ne, si në ekspozita individuale, apo  edhe  në ato kolektive, shpeshherë ekspozohen vepra, pa domethënie, pa përjetim, pa ndonjë porosi  dhe pa asnjë shpërfaqje ndiesore e përmbajtësore. Zatën, kjo “amulli” po vazhdon e po vazhdon dhe, s’ka kush që ta ndalojë këtë fatkeqësi të kreativitetit shpirtëror!

Andaj, lirisht mund të themi se arti është drita e shpirtit të secilit popull dhe populli pa atë dritë, nuk do t’i njihte shtigjet e së kaluarës, të së tanishmës dhe të së ardhmës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat