Botime me vlera të shumta

Kultura

Botime me vlera të shumta

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 07:14
Bashkim Lajçi.

Që në fillim duhet theksuar se libri ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, vëllimi 7 është i begatë me materiale të shumta nga fusha të ndryshme. Kjo punë kolosale mund të bëhet vetëm nga institucione serioze dhe drejtues të tyre të përgjegjshëm e punëtor, të cilëve u rrah fort zemra për atdheun, që shqetsohen për fatet e tij, por që ushqejnë dashuri të madhe për çdo shqiptar në veçanti, kudo që punon e jeton.

Në kuadër të publikimeve të ndryshme nga mërgata e jonë, s’do mend se revista ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, e botuar në 8 vëllime, zë një vend të rëndësishëm. Kur këtë e themi kemi parasysh sidomos formatin dhe përmbajtjen e kësaj reviste.

Se shqiptarët mund të japin kontributin e tyre për vendin amë, kudo që ndodhen, këtë më së miri e dëshmon Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi. Veprimtaria e saj, botimet shumta, aktivitetet e shpeshta letrare e kulturore i shërbejnë ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe edhe në një vend të largët, siç është Suedia, në raport me vendlindjen e të parëve, me trojet e banuara nga shqiptarët në shekuj.

Botimi i shkrimeve të ndryshme në faqet e kësaj reviste që lidhen me jetën e shqiptarëve në Suedi si dhe shkrime e krijime për atdheun amë, perspektivën e kombit shqiptarë, pasurimin e historisë së tij, janë hapa të guximshëm dhe mbi të gjitha me interes të madh për kulturën kombëtare dhe edukimin e brezit të ri. Ajo që tërheq me shumë vëmendjenështë mënyra se si punohet prej shoqatës dhe drejtuesve të saj. Kolegjialiteti në marrjen e vendimeve, përgatitja e shkrimeve në grupe pune, gjë që ndikon në rritjen e cilësisë së botimit, forcohet ndenja e përgjegjësisë dhe bashkë me të edhe uniteti në radhët e ”Thesari Komëtar”, përbën një thesar të vërtetë, plot xhevahire, që do ta pasurojnëedhe më shumë arkivën e kujtesës kombëtare shqiptare.

Komunikimi im, me i drejtëpërdrejtë, me revistën në fjalë, filloi me ndërmjetsimin e mikes sime, profesoreshës Migena Arllati, e cila më ofroi mundësinë për bashkëpunim me Shoqatën, duke e bërë një shkrim për numrin 7 të revistës.

Që në fillim duhet theksuar se libri ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, vëllimi 7 është i begatë me materiale të shumta nga fusha të ndryshme. Ky numër ka 6 kapituj ma laryshi temash duke e përfshi aktivitetin kulturor e kombëtar me përfshirje të shumta rajoneve të atdheut tonë. Lexuesi, në këtë vëllim, ka mundësi të njohë nga afërsia gjallërimin kulturor të ditëve tona, si dhe të kuptoj ngjarje e fate njerëzish nëpër periudha të ndryshme kohore, intervista me njerëz të dalluar lidhur me ngjarjet dhe jetën, pastaj promovimet e shumta të librave me tituj të larmishëm, histori të nryshme për atdhetarët tanë si ajo e Nezir Zasellës, pastaj shkrimet për studiuesit tonë të njohur nga fusha të ndryshme studimore, si ajo e Dr. Nuhi Vincën e shumë e shumë materiale të tjera.

Hapësirë jo të vogël zënë edhe manifestimet kulturore të organizuara nga Shoqata. Kështu, ngjarjet kulturore kanë krijuar mundësinë edhe për zgjim e lidhje më afatgjate në harmonizimin e jetës kulturore.

Në këtë vëllim është përmbledhur edhe lënda e pasur arkivore si dëshmi e oraganizimit të mërgatës shqiptare, bartës të këtyre aktiviteteve kanë ruajtur dhe traditën burimore nëpër periudha nga më komplekse në historinë shqiptare.

Duke përfunduar le të themi se botimi i këtij vëllimi me materiale të krahasueshme arsyeton e saktëson njeriun tonë kudo që është ai. Kjo punë kolosale mund të bëhet vetëm nga institucione serioze dhe drejtues të tyre të përgjegjshëm e punëtor, të cilëve u rrah fort zemra për atdheun, që shqetsohen për fatet e tij, por që ushqejnë dashuri të madhe për çdo shqiptar në veçanti, kudo që punon e jeton.

[1] Bashkim Lajçi u lind në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme (gjimnazin) e kreu në vendlindje, ndërkaq studimet universitare në Universitetin e Zagrebit. Studimet pasuniversitare i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2012 mbrojti temën e doktoraturës në Qendrën Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike në Tiranë. Në vitin 1983 punësohet në Muzeun Etnologjik të Pejës ku qendroi deri në vitin 2013, kur punësohet në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Deri më tani ka botuar katër vepra studimore nga fusha e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, si: “Armët e shqiptarëve gjatë mesjetës” (2006); “Gjurmime etnologjike” (2007); “Syri i keq në besimet shqiptare” (2013) dhe “Tabu në etnokulturën shqiptare” (2014). Ështe ligjërues i lëndëve “Mitologjia krahasimtare” në Universitetin e Prishtinës dhe “Trashëgimia etnologjike dhe shpirtërore”, niveli master, në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren. Është pjesëmarrës me kontribute shkencore në dhjetra kongrese, konferenca, simpoziume, sesione dhe aktivitete të tjera shkencore albanologjike, organizuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Poloni, Hungari, Mal të Zi etj.

Tropojë - Bajram Curr, 27 korrik 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat