Qasje shpirtërore-teorike për poezinë

Kultura

Qasje shpirtërore-teorike për poezinë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 15 tetor 2017 Në ora: 07:03
Sulejman Mehazi

O i dashur miku im, kritiku i artit, arti nuk e do madhështinë, por bukurinë estetike, perceptimin shpirtëror.

Prandaj, këtu është gabimi i gjithë poetëve e shkrimtarëve, vrapojnë për  t'u bërë të mëdhenj, e nuk vrapojnë pas së bukurës artistike.

Shembull konkret kemi poetin e liqerit, Lasgush Poradecin, të gjithë poetët komunistë e partiakë vraponin për t'u bërë të medhenj, e Lasgushi vraponte pas së bukurës poetike.

Poezia s'është materie, po shpirt

Ose shpirt të plotë, ose materie të plotë, arti letrar se do edhe këtë edhe atë, poezia është e shenjtë dhe do shenjtërinë e poetit.

Të gjithë poetët e përmendur e të njohur në botë janë shpirtëror.

Ata kurrë nuk kanë shkruar për suksese, po për bukuritë shpirt?rore, ky shpirt i pastër artistik bëhet universale, ky universalitet  shdrrohet në bukuri artistike.

Shpirti i pastër poetik gjenë motive të pastërta, ata, shpirtrat e tolloviturit merren me tollovitjen e njerëzve.

Poezia është pastërti artistike

Shpirti i sinqertë poetik të jep pastërti poetike, pastërtia poetike te jep motive të pastërta, motivet e pastërta të japin ide të pastërta për të shkruar, idetë e pastërta të japin frymezime të pastërta, frymëzimet e pastërta të japin bukuri të pastërta poetike, prej kësaj bukurie të pastër krijohet vargu i pastër, prej vargut të pastër krijohen strofat e pastërta, prej strofave të pastërta krijohet poezia e pastër, prej poezisë së pastër krijohet arti i pastër, prej artit të pastër krijohet bukuria shpirtërore, prej kësaj bukurie shpirtërore krijohet perceptimi poetik, prej perceptimit poetik krijohet estetika krijuese, prej kësaj estetike krijuese formohet arti i bukurisë, poezia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat