Në Prizrenin historik u themelua bashkimi i shoqatave të shkrimtarëve shqiptar

Kultura

Në Prizrenin historik u themelua bashkimi i shoqatave të shkrimtarëve shqiptar

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 10:06
Prizren

Në qytetin e lashtësisë të Kultures dhe bujaris, në qytetin e datave historike, në kryeqytetin e të gjitha trojeve etnike, në Prizren,sot në Shtëpin e Kultures “Xhemajli Berisha”,Këshilli nismetar i 25 përfaqësuesve të Shoqatave të Shkrimtarëve mbarëshqiptare u mblodhen për të themeluar një Shoqate të përbashkët. Në këtë tubim të rëndësishëm u vendos që shoqatatët e ndryshme letrare nga : Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës aktualisht 25 prej tyre të bëjnë bashkimin e të gjitha këtyre në një kulm të përbashkët. Të pranishmit vendosën që këtë unifikim nga sot ta quajnë  " Bashkimin e Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptare ". Çdo herë kur të vijen festat historike të kombit tonë mblidhen dhe festojnë poet,krijues e shkrimtar nga e gjithë trojet shqiptare së bashku , vinë në qytetin e lashtësisë në Prizren, të, promovojnë e themelojnë.

Këshilli nismetar i 25 përfaqësuesve te pranishëm e zgjodhën kryesinë, kryetarin, sekretarin dhe katër nënkryetarë. 
B.SH.SH.SH. është në pritije të bashkangjitjes edhe të shoqatave tjera nga të gjitha viset shqiptare që shpresojmë t'i bashkohen kësaj iniciative. 
Kryetar i Bashkimit të Shoqatave Shqiptare unanimisht u zgjodh shkrimtari Reshat Sahitaj, sektretar poeti Asllan Qyqalla ndërsa katër nënkryetarët Rexhep Hasani nga Shqipëria, Fatos Rushiti nga Maqedonia, Taip Gjonbalaj nga Mali i Zi dhe Rexhep Abazi nga Lugina e Preshevës.. Arakatarët e këtij asociacioni kulturor të posa themeluar u zgjodhën ; Mevlude Mezini Saraçi dhe Fatmir Halilmi. 

Image

Bashkimi i Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë, më 30 Nentor 2017, do të organizojë Akademinë e Solemne të Ndarëjeve të Cmimeve vjetore për romanin më të mirë, për monografinë më të mirë, për studimin shkencor më të mirë të vitit, darmën, publicistikë, gazetarin më të mirë të cultures .

Pas zgjedhjes së kryesisë u njoftuam nga kryetari i posa zgjedhur i BSHSHSH ,z.Reshat sahitaj se ky Bashkim ka edhe Revisten e saj javore e cila do të botohej dhe mund ta nisemi që nga dita e neserme botimin e saj , ndër të tjera z.Sahitaj tha se : - në startë mund t’i shtypim dhe t’i botojm  5000 kopje dhe të shpërndahen me kohë nëpër të gjitha trojet shqiptare , por unë mendoj se kur ta bëjmë Akademin Solemne me 30 tetor ,kun a kanë mbetur edhe një muaj e gjysëm ta organizojm, aty do të diskutohet me përfaqësuesit dhe pranin madhështore në këtë event që do të marrin pjesë dhe do t’i zgjedhim anëtaret e Redaksisë dhe stafin redaktues të kësaj Reviste javore, ku do të ketë hapsira të mëdha të punëtorëve që do të zgjidhen nga të gjitha viset etnike shqiptare.Pas përfundimit të kryesisë së posazgjedhur të 25 përfaqësuesve të gjithë së bashku poetet nga viset shqiptare në njërën nga restorantet e qendres ,mu në Shatërvan para katër sylarëve që rrjedhnin ujë nga qepat e tyre pin kafe dhe diskutuan më shumë se një orë e gjysmë për këtë Bashkim të të gjitha trojeve shqiptare të shkrimtarëve./Aziz Bytyçi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat