148 vjet nga lindja e patriotit dhe atdhetarit Shaban Haliti-Pozharani

Kultura

148 vjet nga lindja e patriotit dhe atdhetarit Shaban Haliti-Pozharani

Nga: Aziz Zuka Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:21
Pllaka përkujtimore e vendosur kohë më parë për Shaban Halitin.

Anamorava  me fshatrat e saj, gjatë historisë së ekzistimit të popullit shqiptarë ka dhënë figura të ndritshme të cilat tërë jetën I kanë kushtuar çështjes shqiptare, atdheut të tyre dhe kombit të cilit I kanë takuar. E njëri ndër ta për të cilët vlenë të shkruhet  për të mos e  harruar “pluhuri” I historisë për atë që kanë dhënë për kombin shqiptare padyshim është edhe veprimtari dhe atdhetari  Shaban Haliti-Alidema  nga Pozharani që ishte I njohur edhe si Shaban Pozharani. Ai  lindi para 148 vitesh, në një familje të pasur dhe jetoi në kohën e Idriz Seferit, Ramë Avdylit, Hamdi kurteshit këta /dy të fundit I kishte edhe bashkëvvendas.

Por si I ri ai tregoi një inteligjencë të theksuar dhe  qysh I ri iu rrek mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, vecmas ishte dalluar kur këtu ishte Mbretëria Serbo-Kroato –Sllovene. Shaban Haliti, pasi ishte votuar nga shumica e banorave shqipëtarë të Pozharanit dhe rrethinës   ishte zgjedhur kryetar I Komunës së Pozharanit të atëhershëm që atëbotë sipas disa shënimeve kishte rreth 200 shtëpi dhe afër 800 banorë dhe ishte shumë më I madhe se Vitia e cila në atë kohë ishte një  fshat i vogël. Për veprimtarinë e tij atdhetarëve dhe patriotike ai ishte internuar nga pushtuesi o tokave shqiptarë nga pushtuesi serbë dhe mbajti disa vite burg në burgun e Zajqarit. Ai më pas është liruar dhe ka vazhduar veprimtarin e tij patriotike deri në Vitin 1939/40 kur me forcë ishte larguar nga posti I të parit të komunës.

Image
2.Dokumeenti I kohës /procesverbali/ I përpiluar në gjuhën serbe ku shihet edhe nënshkrimi i Shaban Halitit për dhënien e tokës së tij për të funksionu tregu në Pozharan

 Në  shtëpinë ku kishte lindur Shabani edhe në moshë të re por edhe kurrë ishte burrnuar  kishte pritë dhe përcjell shumë personalitete të ndryshme atdhetare e kombëtare  deri në vdekjen e tij mizore nga hordhitë serbo-çetnike më 7 janar 1945. E për ta  kujtuar këtë veprimtar dhe patriot  ditë më parë në vendin e Odës ku kishte qëndruar dhe kishte punuar  pas 72 vitesh më në fund  është vendos edhe pllaka përkujtimore për të mos u harruar kurrë...

Në ditën  kur edhe u zbulua kjo pllakë, në fjalën e tij,  Avdyl Bajrami, kryetar I Shoqatës së veteranëve  të luftës së fundit në Kosovë, duke folur lidhur me veprimtarinë atdhetare dhe patriotike të Shaban Halitit  tha: “U dashtë të kalojnë 72 vjet si dhe 18 vjet pas luftës në Kosovë  që më në fund këtij patrioti dhe atdhetari ti ngritet një pllakë përkujtimore për të kujtuar pos veprimtarisë së tij që kishte dhënë edhe momentin më mizor kur me 7 janar të vitit 1945  hordhitë serbo - cetnike e mbytën me dru në xhaminë e fshatit në Pozharan.“ “Ne si gjenerata të paraardhësve tanë, nuk duhet harrur kurr këta trima dhe atëdhetarë si dhe kauzën për të cilën punuan dhe vepruan këta burra  të Anamoravës e ne mesin e tyre padyshim se vend me rëndësi zenë edhe kontrubuti I veprimtarit Shaban Haliti.

Vlen të theksohet se Shaban Haliti-Pozharani  duke parë nevojën e qytetarëve për të pas një vend për të bërë të mundeshe shitblerjen e prodhimeve të tyre fali  2  hektarë e 98 ari tokë në qendër të Pozharanit  ku tregu nisi të punoj  që nga viti 1924  e në të cilin vend edhe sot ky treg është funksional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat