Gjilani si Tajvani!

Kultura

Gjilani si Tajvani!

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 19 tetor 2017 Në ora: 09:01

Sa më shumë afrohen zgjedhjet

Aq më tepër shtohen mbledhjet

Mbledhje në sheshe dhe në male

Për shumë pushtet edhe ideale

 

Nga mbledhjet kapet dhe Gjilani

Që shkon më tej se sa Tajvani

Fontanë dëshirash deri në qiell

Të cilat zbresin në krip e miell

 

Nisen nga Zabeli hap pas hapit

Ndalen diku te Livadhet e Arapit

Posa kalojnë Lumin e Mirushës

U del përpara shputë e Arushës

 

Ndalni, bre burra, boll me premtime

Se nuk na latë mbi kokë aspak qime

Rrugë magjistrale, spitale, fabrika

Ndërtim e punësim ofron  “politika”

 

Shkolla për fëmijë e shtëpi për pleq

Askush nga votuesit s’do të ndjehet keq

Votoni për “NE” u hyjmë në punë

E mos e hani bajgën për samun...

 

Çmendet njeriu nëpër këto garime

Të cilat na zgjasin deri në votime

 Pastaj, me “NE” fitoni të gjithë

Veç atyre që digjen në bythë!

 

Spica METALIKE

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat