Ndarja, kjo plagë e shëmtuar

Kultura

Ndarja, kjo plagë e shëmtuar

Nga: Haki Bunjaku Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:54
Haki Bunjaku

(Për së gjalli) është plaga më rëndë që kurrë nuk zbutet dhe as nuk sherohet.Ajo vë guri në zemër e zehër në shpirt dhe kurrë nuk e pushon daullën e dhimbjes sëmbuese.

Ndarja më e thekshme u shkaktue nga kurbeti, që me rroshk mallkohet, nga vënia e kufijve administrativ, por edhe nga sundimi i kanunut të egër e primitiv (këtu kemi ndarjen e dashnorëve), zemrat e të cilëve nuk sherohen kurrë.

Ne, kur u ndamë,qe vjeshtë e na dhimbeshin gjethet e zverdha që shtriheshin për dhe. Nuk e dinim që ashtu binin e shtriheshin për dhe edhe gjethet tona,të zverdhura nga vjeshta e kanunit.

Vjeshta, si stinë e përmallshme, mbeti gjithmonë brenda nesh dhe ne, përjetësisht, mbetëm brenda saj, edhe të qullur nga shirat që nuk pushojnë!

Ndarja qe e rastsishme;si lojë symbyllaz, por ajo symbyllje qe aq e thellë, sa su pamë dot kurrë.

Mbetëm të fshehur si ndër therra e gurë!

Sa më larg qëndroja, dhimbja e malli qenë më të thekshme. Vdiq shpresa që mund, së pakut kalimthi, të shihemi!

Lumi Limatt derdhej vajtueshëm, ndërsa unë e përcillja me lotë.....Kur përcolla Ylberin....(!)

Nuk ti lash dy fjalë në letër, as nuk më çove fjalë kurrë (as për zogjët e malit).

Po ç`më dogj prushi i mallit! He kurban tu bëfsha!

Shkojnë e vijnë vjeshtat me shi e gjethet palohen njeni përmbi e tjetri për bri e vjeshtat tona. në kalim,po dergjen mbi njëra tjetrën, deri në dhimbje të padurueshme.

Ne, të heshtur e të mallëzuar, strukemi brenda vjeshtave, si gjethet e zverdha, derisa të bëhemi, në heshtje, pleh i tokës.

Sa mëkat e dhimbje!

Në yndyrën e njeriut të ricikluar të rritën bimët.

Njeriu në riciklim, po çfarë bëhet nuk e din.

Edhe të ricikluar, dashnorët thrrasim në bashkim, se na thau e ngriu gjakun malli i ndarjes, thonë;

he mallkuar qofshin ndarjet në jetë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat