Të dielën në Gjakovë, mbahet manifestimi kulturor “Ditët e Augustin Ukajt”

Kultura

Të dielën në Gjakovë, mbahet manifestimi kulturor “Ditët e Augustin Ukajt”

Nga: Lekë Mrijaj Më: 25 tetor 2017 Në ora: 17:10
“Ditët e Augstin Ukajt”

Siç njoftohemi nga drejtuesit e lartë të Këshillit Organizativ të dielën më 29 tetor 2017, në ora 14:00, do të mbahët Manifestimi Kulturor "Ditët e Augustin Ukaj". Takimi në fjalë do të mbahët në ambientet e bukura familjare të Restaurant "Dasmori" në Doblibarë të Gjakovës.

Me fjalime të ndryshme dhe kumtesa të tjera shkencore për rapsodin e spikatur shqiptar Augustin Ukaj, do të paraqitën studiues të natyrave të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë, të cilët do të trajtojnë personalitetin dhe veprën e rapsodit i cili për një jetë të tërë i këndoi artadhësve të tij shqiptar, i cili edhe ishte tejët i vlerësuar si  rapsod i shkelqyer në Kosovë, Shqipëri, Trojet Shqiptare, e Mergatë.

Në këtë manifestim kulturor e sesion shkencor, pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga jeta akademike, kulturore e politike të vendit siq janë: Ministri i Infrastruktures, z. Pal Lekaj, Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Demaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Anton Quni dhe shumë e shumë media shqiptare e personalitete tjera kulturore, artistike muzikore e humoristë të njohur shqiptar si dhe miq të tjerë e artdashës të muzikës dhe folklorit të Bilbilit të Kosovës, Augustin Ukaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat