Në Medvegjë u nderua akademik Idriz Ajeti

Kultura

Në Medvegjë u nderua akademik Idriz Ajeti

Nga: Rrahman Hyseni Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 10:07
Kopertina e Librit

Në festën e madhe në Medvegjë nga  të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora morën pjesë shumë njerëz, si profesorë, shkrimtarë, nxënës e studentë, për ta nderuar dhe respektuar njeriun më të shquar, Akademik Idriz Ajeti. Në ambientet e Hotel Gejzerit në Banjë të Siarinës, në  një sallë të stërmbushur, shumë njerëz, dashamirës, profesorë, intelektualë, nxënës, njerëz të politikës i bashkoi kjo festë.

Prof. Rexhep Abazi shpalli të hapur këtë tubim të madh, me fjalën “Gjithmonë mos paçtë vend, ku i zë të gjithë shqiptarët!”. Leme Xhema i përshëndeti pjesëmarrësit dhe tha se unë do të mundohem që gjithmonë të përkrahen aktivitete të tilla. Ajo pastaj tha:”Zemra më dhemb të bëj më shumë, por kjo është mundësia jonë.”

 Fjala iu dha pastaj Prof. Dr. Isak SHEMA , i cili vlerësoi këtë Konferencë Shkencore. Ky personalitet  e begatoi këtë tubim dhe e respektoi tepër, me gjithë rrugën që morëm nga Prishtina. Shkuam dhe s’u kthyen deri në orët e vona dhe asnjëherë s’u lodh as nuk ndjeu lodhje, sikur të shkonte vërtet në një dasmë të madhe. Edhe unë si gjithë të tjerët e falenderoj përzemërsisht profesorin tim të nderuar dhe paçtë shëndet dhe jetë të gjatë, së bashku me Akademikun tonë, Idriz Ajeti, albanalogun më të shquar. Pra Profesor Dr. Isak SHEMA e  ndriti këtë Konferencë shkencore dhe tha se duhet bërë më shumë për këtë njeri, si në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc dhe kumtesat do të botohen në një vëllim të veçantë.

 Me kumtesa u paraqitën Prof. Dr. Isak Shema:  ” Veprimtaria arsimore, kulturore dhe shkencore e Akademik Idriz Ajetit”, Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu “Identifikimi i unit shkencor në veprat e Akademik Idriz Ajetit”, Prof. Dr. Begzad Baliu dhe prof.Dr.Naile Mala “Pikëpamjet e Prof. Idriz Ajetit për prof. Çabejn”, PhD. Faton Krasniqi “Ndihmesa e Akademik Idriz Ajetit për albanologjinë”, Dr. Berton Sulejmani “Recension për librin “Rrapi shekullor-Idriz Ajeti” të autorëve: Bahtijar Keyeziu dhe Begzad Baliu”, Prof. Rexhep Abazi “Kontributi i Akademik Idriz Ajetit në zhvillimin e kulturës së gjuhës dhe shkollës shqipe”, M.A. Fatlum Hetemi “Kontributi i Akademik Idriz Ajetit në fushën e arsimit”, Prof.Gani Krasniqi “Shekullori i Meditës Akademik Idriz Ajeti, një shekull në shërbim të gjuhës shqipe”, Rrahman Hyseni, shkrimtar “Akademik Idriz Ajeti- burrë i denjë i kombit”, Ilmi Rexhepi “Venerime sintaksore të Akademik Idriz Ajetit dhe nevoja e riaktualizimit të tyre”

PROF Xhemaledin Salihu kryetar i shoqatës për trashëgimi dhe krijmtari kulturore me seli në Preshevë, MBËSHTEI KËTË KONFERENCË SHKENCORE, KU NDAU MIRËNJOHJE PËR AKADEMIK IDRIZ AJETIN DHE PËR LEXUESIT E KUMTESAVE SHKECORE. MIRËNJOHJE PËR AKADEMIKUN NDAU EDHE IDRIZ SINANI, Kryetar i IGFM-së (Forumi Ndërkombëtarë për të Drejtat e Njeriut). MIRËNJOHJET I PRANOI NIPI I TIJ, Z. HASAN ISMAJLI, KU NË EMËR TË AKADEMIKUT U PËRCOLLI PJESËMARRËSVE PËRSHENDETJET MË TË SINQERTA. PËR SHKAK TË MOSHËS, EDHE PSE IDRIZI GËZON SHËNDET TË MIRË, POR AI JETON NË NJË BANËSË DHE ASHENSORËT NUK JANË NË FUNKSION DHE PJESËMARRJA E TIJ ISHTE E PAMUNDUR.

Pati dhe recitime nga nxënësit nga Medvegja Arbenita Balaj, nx. E Sh.f “Baja e Sarinës" me poezinë “Fjalët e qiriut” dhe Adelina Osamani, me poezinë"Gjuha shqipe", nx. e Shkollës së Mesme “Nikolla Teslla”. Me një valle instrumentale nën tingujt e çiftelisë u paraqit Sokol Musliu.

 Këtë evenimet e udhëhoqi moderatorja, profesoresha Mirlinda Ferati, e cila i bëri  një shkëlqim skenës me prezantimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat