Qartësimi i imazhit dhe konkretizimi i tij në krijimtari

Kultura

Qartësimi i imazhit dhe konkretizimi i tij në krijimtari

Nga: Mr Bislim Aliu Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 11:08
ilustrim

Qartësimi i imazhit dhe realizimi konkret i tij në veprën artistike, ka një rëndësi të veçantë. Ky qartësim, zatën, ndryshon te krijuesit, të cilët tentojnë realizimin e imazhit të ri. Imazhi në veprën artistike, do të realizohet denjësisht, nëse për këtë, është bërë, në masë të duhur, përgatitja paraprake dhe e nevojshme, në realizimin konkret të tij. Kjo rrugë e realizimit, do të mundësonte, drejt një arti  të mirëfilltë, domethënës dhe me përmbajtje të lartë artistike.

S’do mend se për realizimin e imazhit të ri në veprën artistike, pa dyshim, është e domosdoshme, qartësimi  konkret i tij në vetëdijen e krijuesit. Dhe, sigurisht, nëse është bërë në masë të duhur ky qartësim;  atëherë fillon puna e njëmendësimit konkret të tij.  Pa mëdyshje, ky qartësim, luan rol primar në krijimtari. Zatën, këtë moment të rëndësishëm të rrëfimit;  studjuesit e ndryshëm e quajtën, koncentrim (përqendrim) apo realizim praktik të imazhit të ri. Në anën tjetër, për realizimin e imazhit të ri, janë disa faktor që nxisin qartëimin e imazhit, e ata janë; emocional, racional dhe asociacione të ndryshme. Sigurisht  rëndësi të madhe ka, se në çfarë niveli  gjendet tensioni i krijuesit,  i cili  në masë të madhe ia qel udhën për ta realiuar sa ma konkret imazhin e ri.

Realizimi i imazhit të ri kërkon fakte  dhe faktografi  konkrete

Qartësimi i imazhit dhe realizimi konkret i tij në veprën artistike, ka rëndësi të veçantë. Ky qartësim, zatën, ndryshon te krijuesit, të cilët tentojnë realizimin e imazhit të ri. Imazhi në veprën artistike, do të realiohet denjësisht, nëse për këtë, është bërë, në masë të duhur, përgatitja paraprake dhe e nevojshme, në realizimin konkret të tij. Kjo rrugë e realizimit, do të mundësonte, drejt një arti të mirëfilltë, domethënës dhe me përmbajtje të lartë artistike.

Zakonisht, artisti para se të fillojë veprën artistike, ai gjithsesi duhet të përqendrohet, në saktësimin e përfytyrimeve të veta, duke grumbulluar, të dhëna (material) nga jeta e përditshme. Gjithsesi, për këtë, ka shumë shembuj, nga përvoja krijuese e artistëve botëror, por edhe të atyre shqiptarë, që dëshmojnë kjartas, nxitjen frymëzuese nga dukuritë reale, duke i grumbulluar ato para realizimit të veprës artistike.

Ndaj, në këtë kontekst do të përmendja pikturën omonime  “Hamalli” (1967) të piktorit tonë të njohur Muslim Mulliqi, në të cilën na tregon  kjartas kohën reale dhe vuajtjet e popullit shqiptar për ekzistencë.  Andaj, mu për këtë, kjo pikturë e piktorit tonë, më duket mua është piktura më e realizuar e tij dhe që ka  ndjesim dhe domethënien shumë të madhe artistike, sensitive e përmbajtësore.  Në anën tjetër, do të përmendja veprën (ciklin)  “Elegji për Kosovën” (2001) e  piktorit madhor dhe  tejet sensitive Tahir Emra, i cili në mënyrën më të denj e tregon barbarinë serbe gjatë luftës së fundit në popullin shqiptar.  Piktori me një vetëdije të lartë dhe me një intelektualizëm të  pashoq dhe të thelluar artistik tregoi dhunën dhe nacionalizmin  shfrenues  mbi popullin utokton dhe të pafajshëm shqiptar. Ai dhe vetëm ai, dijti dhe mundi të tregoi këtë shizofreni  dhe barbari të popullit serb.

Zatën angazhimet e krijuesve për realizimin e veprës artistike janë të nduarnduarta dhe të ndryshme. Madje disa nga artistët kanë kërkuar modele (portrete) të ndryshme që t’ju përshtaten imazhit të tyre.  “Piktori Guri Madhi, për të realizuar tablotë e veta kompozcionale, pati  bërë shumë takime e vëzhgime në fshatra. Sipas tij, takimet me fshatarët i nxisnin imagjinatën dhe kanë bërë që unë të zbuloja botën e tyre, karakterin,  dhe dëshirat e tyre” (J. Mato). Po kështu edhe piktori Fatmir Haxhiu, në realizimin e shumë tablove kompozcionale, shikonte vepra historike, duke lexuar vepra letrare, duke shfletuar albume me tema historike por edhe duke shikuar filma  historik. Të gjitha këto piktori i madh i bënte që të ketë pasqyrën e qartë për  imazhet e kërkuara duke bërë studime konkrete, skica të llojllojta dhe etyde të ndryshme.  Ndaj, të gjitha këto parapërgatitje tregojnë atë udhën e vështirë dhe angazhimin e pakompromis të krijuesve (piktorëve) që bëjnë për të ardhur deri te imazhi i njohur dhe  te realiteti formësimit të tij.

Andaj, në këtë drejtim, shumë krijues dhe artiste të ndryshëm, para njëmendësimit (realizimit) të veprës artistike dhe imazhit të ri, bëjnë përgatitje të shumta; mbledhin shënime, grumbullojnë material të ndryshme artistike e estetike, vetëm e vetëm të vijnë sa më realisht te imazhi i ri. Zatën, ky grumbullim i materialeve, ka rëndësi të shumëfisht; sidomos kur bëhen tema historike. Dhe, në këtë mënyrë, skulptori i njohur shqiptar Thoma Thomai, për tablonë “ Kryengritja fshatare”, ai u njoh me shumë material dokumentare . Kjo mënyrë e angazhimit, sigurisht, u bë me qëllim që vepra e realizuar të realizohet shumë më e fuqishme, realiste dhe më domethënëse. Po kështu, edhe artist të tjerë shqiptar, si  O. Paskali dhe H. Nallbani, para se të realizohet imazhi i ri, ata bënin përgatitje të shumta dhe tejet serioze; skica e vizatime të ndryshme, nga realiteti, vetëm e vetëm që veprat e tyre të jenë shumë objektive, reale dhe shumë më konkrete. Andaj, veprat e mirëfillta kërkojnë, angazhim, punë dhe realitet të mirëfilltë, për të ardhur te ideja dhe imazhi i ri.

Për realizimin e imazhit të ri kërkohet angazhim maksimal por edhe  dije profesionale

Ndaj, nëse dëshirohet që të realizohet një vepër e mirëfilltë,  kërkohet që krijuesi (artisti), të ketë gjithsesi  kjartësim të imazhit tëri. Pa këtë kjartësim të hollsishëm, asesi nuk do të krijohet vepra artistike me atë vlerën e lartë kreative që duhet ta ketë. Kështu dhe vetëm këshu, pra me angahim të lartë, dhe kjartësim të imazheve  kanë vepruar  shumë krijues dhe artistë të famshëm botëror, si;  Da Vinçi, Mikelangjelo, Pikaso, Dali, V. Gog,  e ndonjë tjetër, që falë angazhimit kolosal u formuan në krijues madhor, me drithërimën më të lartë sensitive dhe kreativitet domethënës dhe përmbajtësor. Ata dhe përkushtimi i tyre për të arritur vepra kolosale dhe piedestalen e lartë artistike, treguan dendur intimitetin dhe ndiesimin e lartë  të kreativitetit të tyre sensitive e përmbajtësor. Pra veprat e tyre, gjithnjë tregojnë kreativitetin dhe imazhin e lartësuar artistik e ndiesor.

Andaj, qartësimi i imazhit të ri dhe  njëmendësimi i tij në veprën artistike, ka rëdësi të madhe. Sigurisht, pa këtë qartësim, vepra do të jetë, pa kreativitet domethënës, pa gjak  dhe pa ndiesim kreativ e përmbajtësor.  Vepra e mirëfilltë, përherë e do qartësimin, angazhimin dhe sensin e lartë komunikues, idealizues, e mbi të gjitha, shpërfaqjen e lart ndjesore e përmbajtësore. Ndaj, vetëm kështu, do të arrihet te njëmendësimi dh te kjartësimi i imazhit të kërkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat