Lamtumirë shkrimtari jonë i preferuar Kasëm Trebeshina

Kultura

Lamtumirë shkrimtari jonë i preferuar Kasëm Trebeshina

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 17:15
Kasëm Trebeshina

Lamtumirë shkrimtari jonë i preferuar Kasëm!, lamtumirë për padrejtësitë letrare e artistike nga ata që s'kishin lidhje  me mbretërinë e lartësisë letrare e artistike. Të xhelozuan, të xhelozuan, artikullshkruesit poltro-komunistë, romansierët, novelistët, dramaturgët përkulo-enveristë nga lakmia e të shkruarit, nga guximi juaj artistik, nga forca e të shprehurit, nga mistika çmendurake e psikologjike të Oldinit tuaj, ti ishe përtej Stinëve të Stinëve letrare-komuniste, ishe Makami më i lartë shpirtëror i Golgotës shqiptare.

Thoni se, rrezikshmëria më e madhe e veprave tua vinte jo vetëm nga pseupatriotët komunistë, por edhe nga klanet e fuqishme pseudoletrare; të kuptojmë, të kuptojmë plotësisht, dhe, sot e kësaj dite klanet e tmershme letrare ekzistojnë e janë të lidhur shtetërisht me të gjitha privilegjet, po megjithatë ju mbetët shkrimtari e dramaturgu më i preferuar për ne; të dobëtit bëjnë klane, ata s'mund të veprojnë vet, i dashur Kasëm, qëllimi i tyre është  zhurmëshmëria artistike për së gjalli, kurse veprat tua do këndojnë e vallëzojnë bukur e këndshëm, që tani, pas vdekjes suaj. Shkrimtarët e vetmuar çdoherë  mbesin të përjetëshëm, klanist?t të përkohëshëm e të vdekur, i nderuar shkrimtar Kasëm Trebeshina.
Zoti ju mëshiroftë në botën e përtejshme me Parajsë, kurse familjen tuaj të gjallë e begatoftë me t? gjitha të mirat e kësaj jete! EL-FATIHA!
9 tetor 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat