Tomë Pjetër Cula, atdhetar i çeshtjës kombëtare

Kultura

Tomë Pjetër Cula, atdhetar i çeshtjës kombëtare

Nga: Prof. dr. Daut Bislimi Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 11:28
Tomë Culaj

Tomë Culaj ishte djali i madh i Pjetër Culajt. Lindi më 26.02.të vitit 1902 në fshatin  Pataqan të Klinës, në kushtët e rëndë të sundimit të Perandorisë Osmane. I ati Pjetri, ishte një atdhetar i devotshëm.

Në vitin 1897, Atë Shtjefën Gjeçovi e hapi shkollën e parë shqipe në Zllakuqan, ku janë të përfshirë nxënës shqiptarë të dy besimeve fetare. I ati i tij  Pjetër Culaj kishte numrin rendor  ( një ) të regjistrit r të nxënësve të kësaj shkolle.

Pas largimit të  Gjeçovit dhe mbylljes së shkollës në Zllakuqan nga ana e regjimit okupues, nxënësit e tij nuk u ndalën. Nga dëshira për dije dhe mësim shqip  organizojnë mësimin  ilegal nëpër shtëpi private në disa fshatra. Mësues dhe organizator të këti mësimi ishin: Pjetër Culaj nga fshati Leskoc dhe dhe Tunë Gjergji nga fshati Krushevë e Vogël.

Sipas të dhënave nga Tomë Kola dhe Mark Dedë Caka, nga fshati Budisalc deklarojnë se: Familjet të cilat e kanë organizuar mësimin kanë qenë: 1. Familja e Mark Gojanit – Radulloc, 2. Ndrecë Kolës – Budisalc, 3. Bashor Gegës – Gjurakovc, 4. Pjetër Culës – Leskoc dhe 5. Tunë Gjergjit – Krushevë e Vogël. Kjo rënditje e organizimit të mësimit është bërë për t`i ikur identifikimit nga ana e pushtetit te atëhershëm që luftonte me të gjitha format këtë organizim. Kjo formë e mbajtjës se mësimit ka zgjatur 2-3 vite dhe pastaj është mbyllur për shkak të kushteve dhe rrethanave qe pamundësonin vazhdimin e mësimit.  Veprimtaria e tij atdhetare në dobi të shkollës dhe shkrimit shqip është pasqyruar edhe në disa monografi si dhe shkrime gazetareske.

Vazhdues i veprimtarisë të babait

Tomë Culaj, qysh në moshë të re ishte i frymëzuar me idetë patriotike dhe atdhetare nga i ati. Në vend të mësuesit në shkollë  shkrim leximin shqip e mësoi nga i ati. Më vonë gjatë shërbimit ushtarak në Mbretërinë Serbo- Kroato Sllovene mësoj shkrim lexim në gjuhën serbe në alfabetin cirilik.

Për shkak të vëprimtarisë atdhetare  njëra ndër familjet e shumta në Lugun e Drinit që kanë përjetuar dhunën, përsekutimin dhe burgosjet nga regjimi serb, është edhe familja e Tomë Pjetër Culajt. Kjo familje  ka pësuar nga regjimi i atëhershëm  forma të ndryshme të presionit, deri në dëbimin nga fshati Leskoc.Më ketë rast prona e familjës Culaj u konfiskua nga pushteti iu dha familjës të Veliçko Llazareviqit.

Vajtjët dhe plaçkitjët e familjës më emër dhe mbiemër të plaçkitësve më së miri i përshkruan në ditarin e tij Pjetër Culaj ditar të cilën edhe sot familja e ruan si kujtimin dhe vlerën më të çmuar të kohës.

 Sipas kujtimeve përsonale të Tomë Culajt, në kryengritjën e vitit 1919 të organizuar në Kosovë, që në popull njihët ndryshe edhe si djegja e Lugut të Drinit,  ai ishte pjesëmarrës së bashku më të atin Pjetrin.

 Kryengritja ishte organizuar me një program të përgaditur nga Komiteti i Kosovës me seli në Shkodër. Udheheqës i kësaj kryengritje ishte Sadik Ramë Gjurgjeviku kurse zëvëndës Zef Gjidoda. Pas shuarjës të kryengritjës nga presioni i pushtetit serb të rikthyer më përfundimin e luftës së Parë Botërore familja Culaj u detyrua  për të lëshuar fshatin Leskoc për të levizur  në disa fshatra të Gjakovës. Pasi edhe në rrethin e Gjakovës nuk mundën të sistemohën u vëndosën një vit në Shqipëri në kullën e Ndue Perdedë Gojanit në fshatin Gojan.

   Më të rikthyer në Gjakovë  pushteti atëhershëm serb në vitin 1920 e burgosi axhën e Tomës, Nikollë Culajn, dhe e dënoi me 12 vite burg për arsye se ishte pjesë e çetave çlirimtare të Kosovës.  Nikolla u lirua nga burgu ne vitin 1932, por regjimi nuk kishte pastruar punë ende më të. Ketë e dëshmon edhe vrasja e tij nga ana e paramilitarëve serb, ne vitin 1941 në fshatin Ramoc te Gjakovës.

Dy vite më herët gjegjësisht në vitin 1939 kishte vdekur edhe Pjetër Culaj. Tashmë barra e familjës kaloj kryesisht tek Toma.

    Për ta mbajtur amanetin e babës në vitin 1941 më krijimin e rethanave të reja historike që në popull njihët si koha e Shqipnisë, familja Culaj u rikthye  në tokën e vet në fshatin Leskoc qe iu pat konfiskuar. Me punën vetmohuese arrinë të ndërtojnë shtëpi  dhe ta organizojnë jetën dhe ekonominë familjare relativisht mirë.

 Në vazhdën e veprimtarisë atdhetare Tomë  Culaj nga viti 1941-1945, ka qenë pjesëmarrës dhe një prej organizatorëve për mbrojtje të kufirit  në Kolashin rreth lumit Ibër. Për shkak të dëshmive të dhëna dhe besimit në të Tomë Culaj shpesh herë ishte edhe udhëheqës i grupëve të caktuara në Kolashin sidomos vullnetarëve nga Zllakuqani me rrethinë.

I burgosur për çështjën kombëtare

Më ripushtimin e Kosovës në vitet 1944-1945 Si “shpërblim” nga pushteti për ketë veprimtari atdhetare, Tomë Culajt, pushteti jugosllav  ia prishën shtëpitë dhe po nga i njejti matrial i ndërtuan dy shtëpi malazeze  në fshatin Drenovçiç të Klinës. Gjithashtu familjës ju rimor toka prapë nga familja e Llazareviqit duke mbetur në mes të rrugëve.

Të gjitha këto nuk e thyen Tomë Culajn. Ai e kundërshtoj rivëndosjën e këti pushteti. Ishte përkrahës dhe bashkëpunëtor i Lëvizjës Nacional Demokratike në Kosovë. Pikën lidhëse e kishte me heroin e Lugut të Drinit Ndue Përlleshin të cilin e kishte kusheri të largët. I njihte për së afërmi edhe Shaban Demën, Ndrecë Nikollën, Feriz Bojën por respekt të veçantë kishte për  trurin e kësaj lëvizje profesor Ymer Berishën. Këta çlirimtarë disa herë frekuentuan shtepinë e Tomë Culës.

Pushteti u mundua disa herë ta thej  përmës joshjës Tomë Culajn. Ai  u muar në pyetje nga organët e shërbimit sekret jugosllav duke I premtuar rikthimin e pronave tokësore në këmbim të bashkëpunimit dhe dorëzimit të Ndue Përlleshit. Kur u bindën që ishte i pathyeshëm vëndosën ta burgosin në vitin 1947. Gjykata e Pejës e dënoj më gjashtë vite burg nga të cilat katër i ka mbajtur në burgjet e  Nishit, Beogradit,  Pozharevcit dhe Sremska Mitrovicës nga vitet 1947 – 1951. Djalin e vogël Nikollën e la të posalindur dhe të sëmurë dhe e pau vetëm si katër vjeçar. Në arkivin e Kosovës gjindën të dhëna me interes për ketë veprimtari kurse një punë të madhe në trajtimin e kësaj periudhe ka berë studiusja  prof. dr.Sabile Keçmezi- Basha.

Përkundër vështirësive, familja arriti të mbijetonte, falë përkushtimit të vëllëzërve të tij Ndrecës dhe Zefit dhe djalit Palit, që kishte moshën 20 vjeçare.

Pas lirimit nga burgu, Toma, ju përkushtua prapë kauzës së tij, çështjes kombëtare. Ishte dashamirës i madh i arsimit shqip duke shpresuar se vetëm dritë e diturisë do ta shpie përpara popullin shqiptar. Këtë e dëshmoj më shëmbullin vetanak. Edhe pse në kushte të rënda matriale e dërgoj djalin e dytë Prenin për ta vazhduar shkollën. Preni ishte i shkolluari i parë i fshatit dhe veteran i arsimit.

Toma, ka qenë njeri bujar, mikpritës, familjar i mirë, njeri i fjalës dhe i besës, ka qenë shumë i drejtë në rregullimin e ngatërresave të ndryshme, por kur e ka kërkuar nevoja ka qenë edhe njeri i pushkës. Asnjeherë nuk e ka ndalur bashkëpunimin dhe komunikimin më bashkëveprimtarët kombëtar e sidomos me Feriz Bojën. Vdiq në Klinë më 5. 12. 1984.

 Për këto virtyte Tomë Culaj  ka gëzuar autoritet te veçantë në popull dhe në rrethinën ku jetonte. Pa mëdyshje mund të konstatohët në ketë vlerësim të shkurtër se atdhetari Tomë Pjetër Culaj vazhdoj besnikërisht rrugën e paraardhësve. Zgjodhi rrugën më të vështirë por që i bëri nder ati dhe pasardhësve të tij. Rrugën qëi i dha lavdinë dhe respektin që të mbetët emër i paharruar në kujtesën e rrethit në të cilin jetoj dhe veproj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat