Ajo, që historia dhe shkencat kërkojnë me forcë, është e vërteta

Kultura

Ajo, që historia dhe shkencat kërkojnë me forcë, është e vërteta

Nga: Sefedin Përgjegjaj, veteran i arsimit Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 19:59
ilustrim

Mosfutja e kontributit të shkollës së parë të pavarur shqipe në Kosovë dhe në ish-federatën jugosllave në kuadër të kësaj monografie, kjo është dëftesa e ndërgjegjes së fjetur dhe e papërgjegjësisë jo vetëm të autorëve të këtij shkrimi skandaloz, por edhe i institucionit që ka lejuar të botohet.

Të shkruash për arsimin është një detyrë sa e rëndësishme aq është edhe me peshë kombëtare

Ideja për të pasur një monografi të publikuar për Pejën, është ide mjaft e qëlluar. Inicuesit duhet përkrahur e përshëndetur, sepse sic thuhet në parathënien e kësaj monografie “ është emblemë  dhe letërnjoftim i qytetit të Pejës dhe mbarë Komunës së Pejës”. Në këtë monografi janë trajtuar e pasqyruar një mori temash nga këto fusha: nga fusha e gjeografisë, turizmit, trashëgimisë , kulturore, etnologjisë, folklorit, ekonomisë, bujqësisë, kulturës, arsimit, shkencës, mediave, shëndetësisë dhe sportit. Duke qenë njohës i mirë i qështjes së arsimit, dhe njëri ndër akterët e kthesave të mëdha historike në arsimin pejan dhe atë kosovar, kësaj radhe do t’i them disa ceshtje thelbësore rreth shtjellimit të temës mbi arsimin pejan nga autorët Demë Mulliqi dhe Mon Berisha. Së pari, po të ishte trajtuar tema mbi arsimin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në baza shkencore, më siguri se do t’ia shtonin vlerën kapitale që do ta kishte kjo monografi, sidomos kapitulli mbi arsimin në vecanti. Së dyti, Ju nuk jeni nisur nga ndjenja e nderimit për të gjitha të arriturat në arsimin pejan. A s’ishte arritje e madhe pavarësimi i shkollës së Arbëreshit në vitet e ’90 të shekullit të kaluar, që i parapriu një kthese të madhe historike për tërë sistemin arsimor të Kosovës-shkëputjes definitive nga sistemi arsimor fashizoid serbosllav? Me plot gojë themi se po.

Së treti, Ju si autorë të këtij shkrimi është dashur ta keni të qartë se të gjitha shkollat kanë tipare të përbashkëta dhe të vecanta. Ju është dashur t’i ndriçoni rastet e veçanta. E rast i veçantë ka qenë shkolla e Arbëreshit, që u pavarësua më 12 nëntor 1990, e cila me punën e saj i kishte mahnitur të gjithë diplomatët e huaj që e kishin vizituar këtë shtëpi- shkollë. E ju, nuk e keni parë të arsyeshme të shkruani për të! Për këtë e kam vetëm një përgjigjje, e kjo përgjigjje është: Vetëm njerëzit e dinjitetshëm i cmojnë gjërat pozitive që janë shfaqur në mes të vështirësive. Ky shkrim i juaj është shkrim monstruoz, në këtë rast nuk e ka esencën për të thënur e ruajtur realitetin, andaj, kjo është e tmershme. Është mohim i ngjarjeve të mëdha kombëtare të argumentuara. Është shkrim selektiv me rreziqe që ka për pasojë shtrembërimin e ralitetit.

Para se të lexoja këtë kapitull për arsimin, mendova se do të jetë një shkrim i vlefshëm, një kontribut i çmueshëm rreth ndricimit të etapave të zhvillimit të arsimit të Pejës, sidomos në rrethanat e okupimit klasik 1990-1999, etapë kjo, kur arsimi shqip u shkëput prej sistemit të Sërbisë. Ju si autorë të këtij shkrimi monstruoz, kur u është mbushur mendja për të shkruar për arsimin, është dashur që të keni parasysh faktin se duke e marrur mbi vete barrën për ta trajtuar e ndricuar këtë temë, se edhe përgjegjësia juve u takon. Kjo botërisht po dihet. Ndërsa, sa më përketë mua, unë kurrë nuk kam ngurruar e as që do të ngurroj që të japë ndihmesën time sadopak modeste e të vlefshmë në ndriçimin e fakteve në mënyrë të argumentuar. Këtë po e themi, sepse jeta na thërret të gjithve, që secili prej nesh të japim më të mirën e mundshme në funksion e në shërbim të jetës së kombit tonë . Do të ishte një shërbim i madh dhe i mirë ndaj vetës dhe të tjerëve për t’i thënë të vërtetat. Ekjo na jepë për të kuptuar se në vijimësi për nga niveli, zotësia e aftësia, njerëzit fillojnë të diferensohen mbasi në trajtim, vërtet janë të barabartë, por të ndryshem me energji dhe arritjet. Ju të dy, në këtë rast, vetëm e keni dhënë kontributin e juaj të mundshëm, por jo më të mirën, sepse edhe brezat e rinj, gjeneratat e mëvonshme, kur ta lexojnë do të thonë: A është e vërtetë kjo, a është realitet ? E themi këtë për dy arsyera: ata do të lexojnë edhe shkrime të tjera të bazuara në argumente. T’i  lëmë këto e t’i kthehemi gjeneratës së sotme, e cila ka qenë në rrjedhat e ngjarjeve, ndoshta edhe akterë të tyre. Cka do të thonë këta për marifetin e juaj?! Sa të marrë paskan qenë?!

A e dini zotërinj se unë (S.P.) e kisha burrërinë, guximin e vendosmërinë për t’u përballur me institucionet e sistemit fashizoid, po edhe më të “mëdhenjtë” e kohës në mbrojtje të sistemit të arsimit-shkollëa shqipe, sot dhe dje. Sot prej tanëve mjerisht e dje prej shqipfolësve dhe atyre që kurrë s’na deshten të mirën. Ju kujtohet herrja e planprogrameve në ato vitet jo të largëta ?! E mos të flasim për të tjerat dobësi... Ju keni bërë përpjekje për të shkruar diçka e për të mos thënë asgjë. Këto janë dy ide të papërputhura; e para me të dytën dhe e dyta me të parën. Mospërputhja e këto dy ideve është si rrjedhojë e një gjendje të juaj psikologjike të pakëndshme që karakterizohet nga tensioni dhe konflikti në mes të ndërgjegjjes dhe mospërfilljes në kokat e juaja. Shmangia nga e vërteta është dobësi dhe ligësi deri në çmenduri. E ligësitë dhe veset tjera unë s’mund t’ua heqi, sepse i keni ushqim shpirtëror.

Para se t’i hyni kësaj punë, është dashur  ta keni të qartë nocionin e fjalës arsim. Se çka është sistemi i arsimit i shkallëzuar. Ju jeni përcaktuar për arsimin në përgjithësi, mirëpo keni shkruar vetëm për arsimin e mesëm të lartë dhe arsimin superior, duke anashkaluar apo mohuar arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. A e keni ditur zotërinj se edhe këto hallka ( shkallë ) janë pjesë integrale e arsimit? Pra, nuk mjafton vetëm të shkruash, por duhet edhe të analizosh. Këto punë duhet të shkojnë paralelisht. Për të shkruar këso temash, para së gjithash duhet një njohje mjaft e mirë metodike, tipologjike, krahasuese e përshkruese para se të kultivohet si interpretim i hollë mbi të kaluarën dhe të tashmën e sistemit të arsimit. Për të shkruar tema të tilla, duhet hulumtuar , gjurmuar dhe analizuar.

               Një shkrim, qëllimi i të cilit është të hedhë dritë mbi etapat e zhvillimit të arsimit nuk guxon t’i                                                
                                                           anashkalojë të dhënat dhe faktet që dihen


Ju duhet ta dini se arsimi ishte e vetmja hallkë e sistemit të shtetësisë së Kosovës që ka funksionuar ashtu siç duhet 2. Se shkolla e Arbëreshit ishte e para në Kosovë që mori rrugën e pavarësisë. 3. Falë vizionaritetit të punëtorëve të arsimit, sistemi arsimor i Kosovës në ato vite të vështira për kombin dhe atdheun, kishte krijuar parakushtet për një rezistencë të popullit tonë në ruajtjen e qenies sonë kombëtare. 4. Hapja e kësaj shkolle ishte një hap i madh patriotik, sepse fryma patriotike e solli pavarësimin e kësaj shkolle.  Gjurmët e punës së kësaj shkolle janë të freskëta , janë të gjalla, sepse njerëzit e asaj kohe bashkë me arsimtarët dhe nxënësit janë dëshmitarët e atyre ngjarrjeve të një kthese historike në rrugëtimin tonë, të një krenarie e zotësie të paparë.

Është dashur të nxjerrni në pah e të hedhni dritë mbi jetën e veprimtarinë e atyre shkollave që janë vecuar, veprimtarinë e shumë mësuesve, arsimtarëve, profësorëve e drejtorëve të dalluar në atë kohë të pakohë. Kontribut të madh në këtë drejtim kanë dhënë edhe mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave fillore, të cilët në punën e tyre të shenjtë s’iu frikësuan bisedave ”informative”, kërcënimeve, rrahjeve, njekjeve penale e as burgosjeve. E shembuj të tillë ka pasur shumë. Ata, për punën e tyre e shpirtin e sakrificës, sot janë krenarë, por atë krenari të tyre, sot dikush po përpiqet t’ua zbejë e mohojë. Për këtë çështje, edhe diplomati dhe atdhetori  ynë i mirënjohur dhe i përmasave kombëtare, ndjesë pastë, z.Hasan Prishtina, në mesin e shumë porosive të tjera e ka thënë edhe këtë: “ Ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur e jepni mendimin tuaj! “ kjo s’do koment : në jetën tonë të përditshme, më shumë e dua të vërtetën lakuriqe se sa gënjeshtrën e stolisur në rroba të së vërtëtës, e cila kurrë s’do t’ja arrijë të më mashtrojë.
   
                                                Tash po e zbulojmë të vërtetën, e cila takohet ballë për ballë me gënjeshtrën

Nëse dëshironi ta kuptoni të tashmën duhet ta kërkoni në të djeshmën- PEARLS BUCK
Më 12 nëntor 1990 u hap shkolla e parë e pavarur shqipe në Kosovë në ish federatën jugosllave në fshatin Arbëresh të Pejës. Hapja e kësaj shkolle, ua celi sytë të verbëve dhe veshët të shurdhëvet, të cilët thonin, se ”nuk jemi të zotët, s’mund t’ia dalim në krye”! Ata arsimtarë e prindër trima të pamposhtur, me ndjenjën dhe ndërgjegjjen që kishin, për një çastë,me një veprim të tillë i thanë neofashizmit serbosllav prapa kthehu! – për ta drejtuar ndërgjegjën kombëtare shqiptare fuqishëm kah liria dhe pavarësia. Ajo qe prijetare e pavarësimit shqip të Kosovës , me të filloi pavarësimi i tërë sistemit arsimor. Hapja e kësaj shkoe ia ktheu dinjitetin e nëpërkëmbur tërë sistemit arsimor të Kosovës.

                                     Diplomatët e huaj të mahnitur për guximin dhe punën në këtë shkollë

Kjo e para shtëpi- shkollë vizitohet nga diplomatët e huaj, të cilët ishin kurreshtarë për të ditur sa më shumë për gjenocidin që e ushtronte Serbia, mbi arsimin shqip të Kosovës dhe mbi cdo gjë tjetër  që lidhej me fatin e shqiptarëve në nje okupim klasik. Së pari, shkollën tonë të parë të pavarur shqipe në Kosovë dhe ne ish- federatën jugosllave, në ditët e para të muajit nëntor 1990, e vizitoi prof. Dr. Zekeria Cana me një delegacion nga Viena, i cili përbëhej prej gjashtë antarësh. Këtij delegacioni të Federatës së Helsingut i printe zonja e nderuar, Kristinë Von Kol. Ky delegacion u interesua për çdo gjë qe kishte ndodhur me ne dhe rreth nesh, si: dëbimin e nxënësve nga shkolle, ndërprerjen e marrëdhënies së punës të të gjithë mesimdhënësve shqiptarë, ndaljen e të ardhurave përsonale etj etj. Kah fundi i nëntorit, shkollën tonë e vizitoi përfaqësuesi i Qeverisë suedeze, z. Xhon Erath, i cili u mahnit për vizionaritetin, guximin, punën tonë të përkushtuar e këmbëngulëse. Ai i hospitoi disa orë mësimi dhe pas kësaj, në librin e kujdestarisë së shkollës, shkroi : “ Këtu, në këtë shtëpi-shkollë po mbrohet dhe po kultivohet kultura dhe historia shqiptare bashkë me atë evropiane...”. Pas një viti, gjegjësisht në vitin ’91 shtëpinë-shkollë e vizitoi z. David Dorn, përfaqësues i Sindikatës së Arsimit të Lartë amerikan , i cili në një gazetë në gjuhën angleze, ai kishte shkruar detajisht për gjenocidin që e ushtronte Serbia mbi arsmin shqip të Kosovës dhe në sferat tjera të jetës. Menjëherë, pas këtyre vizitave , shkollën e vizitoi edhe Natasha Kandiq, veprimtare e njohur për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njëriut. Ajo në një broshurë “ Pod Llupom” ( Nën thjerrëz ) kishte shkruar për dëbimin e nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptar nga objekti shkollor ku kishin ndjekur mësimet vitet më rradh. Ai shkrim i saj ishte shkruar në gjuhën serbokroate dhe angleze.

                                     Shkolla jonë vizitohet edhe prej intelektualëve tanë më në zë të kohës

Së pari, shkollën tonë e viziton atdhetari i mirënjohur, z. Prof. Dr. Zekeria Cana me delegacionin nga Viena i cili na dha përkrahje të fuqishme morale. Po kështu , shkollën tonë, gjegjësisht shtëpinë- shkollë e vizituan: prof. Dr. Hajrullah Gorani, mr. Rexhep Osmani, publicisti Nehat Islami, prof. Bajram Shatri, Prof. Halim Hyseni etj. Që të gjithë na dhanë përkrahje të fuqishme morale. Përkrahje morale materiale patëm edhe prej prof. Dr. Agim Hysenit. Përkrahje patëm edhe prej prof. Dr. Hajrullah Koliqit.

                                                           Internacionalizimi i çështjes së arsimit

Shkolla e Arbëreshit ishte shkolla e parë shqipe në Kosovë ecila bëri përpjekje të mëdha për internacionalizimin e çështjes së arsimit, andaj edhe përpjekjet nuk munguan. Kështu, një mori  shkresash, vendimesh arbitrare të lëshuara nga organet e dhunëshme serboçetnike ia dërguam UNESCO-s me seli në Paris. Pas marrjes së atij materiali nga ne , UNESCO-ja, më 11, 12 e 13 maj të vitit 1991, debaton për gjithë atë gjenocid që e ushtronte Serbia mbi shqiptarët, gjegjësisht mbi  arsimin shqip të Kosovës. Për të gjitha ato padrejtësi, drejtori i shkollës i shkruan edhe shtypit kroat të kohës. Të përditshmes kroate “ Fokus “ i dërgohen mbi 12 faqe për tërë atë që kishte ndodhur me këta nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle. Në vazhdën e këtij aktiviteti, i shkruajmë edhe Ante Markoviqit, atëherë kryetar i KEF-it. Për të gjitha të këqijat e informuam edhe Sekretariatik Federativ te Jurispodencës, në krye me Llado Kambovskin, i cili nuk qe aty por biseduam me zëvendësin e tij, z. Sead Hogjiqin. Ketij të fundit i erdhi shumë keq për gjithë atë që na kishte ndodhur. Me 30.09.1991 në emër të të gjithë drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të Pejës, i shkrova zotëriut Hans Van Den Bruk, kryesues i Konferencës Paqësore të Hagës për jugosllavinë, në mes të tjerash edhe këto fjalë: çdo paqe pa shqiptarët, do të jetë luftë me shqiptarët. Kjo edhe ndodhi më vonë.

                                Për gjenocidin e ushtruar mbi këtë shkollë shkruan edhe shtypi ynë dhe i huaj

Për pavarësimin e kësaj shkolle shkruan edhe gazetat prestigjioze “Ëashington Post” flet radio Tirana, “ Zëri i Amerikës “, “ Radio Zagrebi” ; shkruajn gazetat tona ditore dhe ato mujore si : “ Zëri i Rinisë “, “ Kosovarja “, “ Shkëndija” dhe e përditshmja “Bujku”. Në atë kohë të pakohë, shtypi serb i Beogradit vjedhte vrerë kundër hapjes së shkollës së parë të pavarur shqipe, kundër drejtorit të saj, prindërve dhe nxënësve... Në mes të tjerash kishin thënë në shtypin e tyre : “ për katër vjet e luftuam nazifashizmin dhe e cliruam vendin prej tyre, ndërsa nacionalizmin dhe irredentizmin s’po jemi ne gjendje ta luftojmë dhe ta shkatërojmë që nga viti 1991...Këso shkrimesh ka pasur në “Burba”,”Politika”,”Veqenje Novosti” e hiç më pak edhe në “Jedinsllo” e Prishtinës me shkrimet e tyre të cilat ishin në krahë të politikës së Beogradit.

                                                             Organizimi i procesit mësimor ishte për lakmi

Shkolla e parë e pavarur shqipe ishte shëndruar në model pozitiv të arritjeve në cilësinë e përvetësimit të dijeve. Ishte shembull për organizimin e mësimdhënies dhe mësimnxëniës. Aty punohej me një përkushtim të madh. Kjo është e ditur botërisht. Këtë gjë e themi është më së e vërtetë. As sot nuk organizohet një mësimnxënie e atij niveli sic është organizuar në ato vite të dhimbëshme, por krenare, sepse kishim ideal, kishim shpirt sakrifice... Kjo na bën që të krenohemi.

       Duke mos e futur kontributin e shkollës së parë shqipe në Kosovë, ju ia keni bërë një shërbim armiqëve tanë

Kundërshtimi im është shenjë e kulturës së pjekur, sepse njohja e argumentuar e meritës është qëllimi i këtij shkrimi. Shkrimi juaj në kapitullin e shtatë ku flitet për arsimin, është shkrim pa ndjenjën e përgjegjësisë, sepse njeriu i veprimit që din se ku do të arrijë, kujdeset që rruga që ka nisur, që mos të jetë kryekëput e gabuar. Ju është dashur ta shikoni dhe ta analizoni qëllimin e shkrimit dhe njëherit ti respektoni faktet. Pavarsisht pretendimeve, askush në nivel komune e Kosove s’mund ti mohojë e anashkalojë këto të vërteta në esencë , ai guxim, ajo vepër kolosale e mësimdhënësve të kësaj shkolle është krenari, ajo krenari duhet t’i pranohet dhe t’i dhurohet këtij populli, shkollës, mësimdhënësve, prindërve të atij lokaliteti dhe pronarit të të parës shtëpi-shkollë, sepse për çdo ditë dikush po kujdeset që ajo krenari dhe ai heroizëm, ajo punë e drejtë që është bërë me shpirt sakrifice, në fund të varfërohet e të harrohet. Dhe, ju jeni ata që u munduat ta mohoni. Për ta sqaruar më mirë këtë, më duhet ta themë një mendim të atdhetarit dhe diplomatit tonë të mirënjohur-Hasan Prishtinës, i cili në kohën e tij kishte thënë: “ Dhe, para se gjithash ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur e jepni mendimin tuaj!”. Dhe, cka është më keq, dje nuk e dinin se do ti kemi punët keq sot- këtë e kuptuam dhe, në fund të fundit, nuk mashtrohemi që t’ju brohorisim “njerëzve” që shkruajnë gjëra të dyshimta , ashtu sic ju keni shkruar.Kjo është njëra anë e medaljes të cilën shpirti i ndjeshëm dhe i drejtë nuk e duron, sepse ne kishim ideal energjik, vullnet heroik për të krijuar histori, historinë e ngadhënjimit mbi të keqën që e përjetuam kush më pak e kush më shumë... Sa për ju, më duhet të themë troç, se kjo histori e krenarisë do të mbetej në harresë  po të mbetej vetëm ne duartë e juaja, por...Jam më se i bindur se edukata e ndërgjegjës kombëtare e bën vullnetin e aftë për të bërë punë të mbara që janë në shërbim të kombit dhe të atdheut. Ndërsa, ndërgjegjja shtrihet deri ku shtrihet pergjegjësia dhe anasjelltas. Konsideroi se në mes të atij shkrimi , pa dyshim, një vend të veçantë duhej ta zinte shkolla e parë e pavarur shqipe, sepse, duhet ta dini se e shkuara është e jona, ajo është vepra jonë e ndritur. Ajo është pemë e virtyteve tona, andaj ta mendojmë shumë dhe sinqerisht të shkuarën, ta kuptojmë mirë, e kjo do të thotë ta ëndërrojmë me të vërtetë të ardhmën , thotë kritiku Sante-Buve. E ju zotërinj, as s’e keni kuptuar të kaluarën e as që do ta kuptoni të sotmën e lerë më të nesërmen, për ta bërë udhën tonë drejt qëllimit te madh-për ta bërë jetën tonë më të ndritur.E shkrimet bëhen për ta kuptuar më mirë të shkuarën. I gjithë thelbi i kësaj shkolle është fryma heroike e një grushti mësimdhënësish dhe prindërish që e hapën shkollën e parë të pavarur shqipe në Kosovë. Dëshira për hapjen e shkollës së parë të pavarur shqipe kishte lindur si reaksion kundër pushtimit të objekteve shkollore nga okupuesi shumëshekullorë serb dhe si  formë e rezistencës aktive për t’i dhënë kuptim lirisë së sotme. Kjo vatër arsimore ishte dhe mbeti simbol i qendresës dhe i krenarisë kombëtare. Dhe, në përmbyllje të këtij shkrimi, jam i detyruar që t’ju themë edhe këtë gjë: Mosfutja e kontributit të kësaj shkolle në pavarësimin e arsimit shqip të Kosovës në atë pjesë të monografisë ku bëhet fjalë për arsimin, nuk është gjë tjetër , përveç  se mosmirënjohje. E mosmirenjohja është esanca e poshtërsisë, kishte thënë Emanuel Kanti (1724-1804).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat