Shqiptari që po shkëlqen si regjisor dhe aktor në SHBA

Kultura

Shqiptari që po shkëlqen si regjisor dhe aktor në SHBA

Nga: Niko Papa Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 13:56
Edi Mehana

I dallur për urtësinë dhe talentin e tij në aktrim, ai vjen kësaj radhe për të na suprizuar të gjithëve. Edi Mehana ,(Eagle Mehana) shqiptari i cili jeton prej disa vitesh në Chicago, duket i vendosur për të “pushtuar” ekranet botërore.

Fjalë pak dhe punë shumë, ai herë pas here na bën krenarë me projektet e tij kinematografike. Kësaj radhe, përveç aktor, ai vjen si rregjizor dhe producent i filmit “The Pride”.

Filmi “The Pride” bashkon temat e luftës, fesë dhe çështjeve LGBTQ duke i mbyllur ato në vlerat dhe emocionet e një familje komplekse. Gjenerali Truman, i cili qëndron në karrocë invalidi për shkak të luftës, mburret me krenari për shërbimin e tij ushtarak në të kaluarën.

Ai është një i ve dhe babai i tre fëmijëve të rritur – , Chrstian, Ray dhe Jessica. Kur ushtria klasifikon të krishterët si MIA (të humbur në veprim) gjatë një turneu në detyrë në Lindjen e Mesme, gjeneralët nuk janë kurrë në gjendje ta pranojnë këtë fakt.

Image

Në një akt të mohimit dhe mashtrimit, Gjenerali shkruan letra fiktive dhe i paraqet tek miqtë dhe të afërmit sikur të jenë të shkruara nga një i krishterë i gjallë dhe i mirë.

Edi Mehana

Ray, djali i dytë i gjeneralit, është homoseksual dhe ndodh të jetë i dashuruar me të dashurin (Kevin) e motrës së tij (Jessica). Problemet fillojnë për Ray kur ai rrëfen homoseksualitetin.

Tematika e filmit është disi e veçantë nëse mendojmë për shoqërinë shqiptare por pikërisht ky duhet të jetë dhe qëllimi i dy tekstshkruesëve shqiptarë Virtyt Kelmendi & Edi Mehana.

Të sjellin për shikuesit një realitet që ende nuk pranohet lehtë. Urojmë që The Pride, të vlerësohet nga publiku amerikan dhe të arrijë në majat më të larta të kinemasë botërore. Ne e kemi vërtetuar, se shqiptarët jemi talentë në fusha të ndryshme dhe padyshim që arti shqiptar ka shumë për ti dhënë artit botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat