Përjetësia, njohje intuitive poetike e Lasgush Poradecit

Kultura

Përjetësia, njohje intuitive poetike e Lasgush Poradecit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:19
Sulejman Mehazi

Nuk e di në është ambicioze apo modeste studimi im për të folur mbi ciklet: “Vallja e Përjetësisë” dhe “Zemra e Përjetësisë” të Lasgush Poradecit. Pikësëpari, përjetësia kuptohet si problem i madh filozofik që ka të bëjë me kohën, me realitetin e botës së jashtme dhe të njohjes; mirëpo përjetësia zë dhe një kuptim dytësor, sepse nuk ka të bëjë aq me filozofinë, sesa me poezinë dhe teologjinë. Para se të themi se ç’është përjetësia do të shënojm? vargjet e para të poezisë ”Përjetësija” të ciklit “Zemra e Përjetësisë”: Jam sot, Si vjet, Si mot, Si përgjithënjë.(Lasgush Poradeci, vepra I, “albPaper”, Tiranë, fq. 215.) Sipas këtyre vargjeve vërehet se përjetësia nuk është vetëm e sotmja, përkundrazi, ajo është e të gjithave të djeshmeve tona, e gjithë e shkuara, ajo e shkuar që s’dihet se kur ka filluar dhe e gjithë e ardhmja mjaft e frikshme dhe e pa sigurtë. E ç’është përjetësia? Përjetësia sipas poetit është kur në një çastë bashkohen mrekullisht tri kohët kryesore në një.

Plotini thotë: “Ekzistojnë tri kohë, e të trija janë të tashme”,(Jorges Luis Borges, Pavdekësia dhe ligjërata të tjera, Tiranë, 2000.) “Jam sot” është e tashmja aktuale e përjetësisë, momenti në të cilën është duke folur poeti, “Si vjet”, është e tashmja e së shkuarës, që mund të quhet kujtesë, dhe e tashmja e së ardhmes “Si mot” që mund të kuptohet si shpresë apo frikë poetike. “Si përgjithënjë” koha është imazhi i lëvizshëm i përjetësisë, që do me thënë se koha burimin dhe rrjedhjen e ka nga përjetësia, nga një qenie e përjetshme dhe kjo qenie e përjetshme më vonë do të projektohet në “trupin” fizik, në “zemër” që shijon dhe “shpirtin” e frymëzuar. Përjetësia kuptohet si rrjedhshmëri e vazhdueshme dhe e pakrahasueshme gjendjesh ku secila kohë paralajmëron atë që vjen dhe përmban atë që ka ikur. Asnjëra prej tri kohëve nuk mbaron, por ndërthuret me njëra tjetrën. Kjo ndërthurje poetike ka për qëllim rrokjen, përkapjen dhe përjetimin e absolutes që është metafizikë e lashtë arketipe universale, e cila pranon realitetin e përjetësisë si esenciale për ekzistencën dhe është psikologji poetike e cila në trup, në zemër dhe në shpirt gjen diçka të ngjashme, po bile identike me realitetin e përjetësisë. “Në trup jam,/Në zemër’ e shpirtin t’ënd.” Po të krahasojmë mënyrat e ndryshme të përkufizimit të trupit real dhe konceptimit të përjetësisë, gjegjësisht të pavdekshmëris?, do të hasim dy mënyra të njohjes.

E para, është ardhja dhe hyrja e përjetësisë në trup, në zemër dhe shpirt: “Kur jam në trupin t’ënd, Jam domosdo Kur jam në zemër t’ënde, Jam vetiu Kur jam në shpirtin t’ënd Jam domosdo” Kurse e dyta, dalja e p?rjetësisë nga trupi, zemra dhe shpirti: “Dhe jashta trupit t’ënd prej vetvetiu:”; “Dhe jashtë zemrës s’ate domosdo:” “Dhe jasht shpirtit t’ënd prej vetvetiu:” E para, varet nga këndvështrimi i simboleve të përdorura siç janë: trupi, zemra dhe shpirti, ndërsa e dyta, nuk varet nga asnjë këndvështrim dhe nuk mbështetet në simbole të caktuara. Këndvështrimi i parë poetik përbën frymën poetike filozofike, të paraqitura në historinë e mendimit filozofik dhe është relative, gjersa këndvështrimi i dytë përbën trashëgimin poetike të gjithëmbarshme metafizike, “Jam domosdo”, “Jam vetiu”. Përjetësia për poetin në fillim është “Lëndë-e thjeshtë, lënd’ ujem”, është rrjedhshm?ri e vazhdueshme dhe e pakrahasueshme gjendjesh ku secila paralajmëron atë që vjen dhe përmban atë që ka ikur. Asnjëra prej tyre nuk fillon dhe nuk mbaron, por të ndërlidhura dhe të ndërthurura njëra me tjetrën sipas rrjedhës së vendit (hapsirës) dhe kohës: “Marr të rëndët që përdhe. Marr të fellët nënë dhe. Po që Lart prej Qënies vetë Marr e jap përjetësi” Këto vargje kanë për qëllim rrokjen dhe përjetimin e apsolutes dhe është metafizikë e lashtë dhe universale e cila pranon përjetësinë. Për Lasgush Poradecin është etikë dhe estetikë e artit poetik, që si cak të fundit paraqet pranimin e një realiteti imanent dhe transedent që është emërtuar “Përjetësia”.”

Përjetësia është botë harmonike e arketipe sepse këtë poeti e shpreh me anë të "Lënda dhe Jeta", "Fryma dhe qëllimi", "Ndjenja dhe Njeriu" dhe "Njeriu dhe Zoti".

Përjetësia te Lasgush Poradeci manifestohet si tërësi universale, kulturore, poetike ose thënë ndryshe si vlerë ontologjike, etike dhe estetike. Realiteti poetik i përjetësisë për poetin bëhet më i rëndësishëm kur depërton më thellë në ekzistencën dhe zhvillimin e njeriut si dhe në ngritjen e evoluluimit të vetëdijes. Në realitet këto përmasa janë aspekte të kozmosit dhe aspekte të vet qenies së poetit, prandaj edhe bën harmonizimin e tyre mes vete. Pas harmonizimit vihet deri te pëlqimi, dhe në fund te bashkimi(shkrirja), gjegjësisht, gjendet në përqafim të simpatisë kozmike si rezulltat i vetëdijes kozmike. Lasgush Poradeci me anë të poezisë 'Përjetësija" shpreh prirjen më të lartë të njohjes së jetës prej së cilës burojnë veprat e vërteta të artit, poezisë e filozofisë. Këtë njohje të lartë e zbulon me anë të vullnetit dhe njohjes intuitive.

Njohja intuitive dhe frymëzimi intuitiv ndryshon dukshëm nga njohja e talentit, sepse talenti poetik mendon më shpejt e më saktësisht se të tjerët, ndërsa poeti me anë të intuitës kap një botë të ndryshme nga ajo e poetëve të tjerë, sepse ai vrojton më thellësisht se të tjerët dhe përjetësia në mëndjen e tij paraqitet në mënyrë më objektive, më e pastër dhe më e qartë.

Me anë të këtij cikli të "Përjetësisë" poeti kupton se krijimi i tij do të ekzistojë vetëm me ndihmën e përjetësisë.

Në këtë nivel të gjitha krijimet konsiderohen si reflektime dhe shenja të përjetësisë, këtë e shpreh në vargjet në vijim:

 

'"Në mal, që mëndjen ty t'a çqetëson,

Në hon, që mëndjen ty t'a turbullon,

Në det, që mëndjen ty t'a llaftaron,

Në qjell, që mëndjen ty t'a qjellëson,

Në djellë, mëndjen që t'a djellëson,

Në botë, mëndjen që t'a botëson"

 

Se poeti ka përdorur intuitën e vërejmë e vërejmë në çdo varg"që mendjen ty", do të kuptojmë se intuita është më shumë intelektuale sesa ndiesore(sensuale). Intuita është zbuluese dhe thelbi i vërtetë i vet figurave të përjetësisë. E gjithë njohja e thellë e përjetësisë i ka rrënjët te kuptimi intuitiv i gjërave.

Në kuptimin gjuhësor, bashkim do të thotë: tubim, mbledhje apo shumësi , kurse përjashtësi e ka kuptimin e nënbashkësisë.

 

"Në shteg-bashkimi, që ti s'di sesi,

Bashkohesh brënda me përjashtësi,

Bashkohesh jashta me përmbrendësi,

Bashkohesh-ritesh-me-përjetësi."

 

Në këtë "shteg-bashkimi", poeti përjeton se vetja dhe krijimi poetik ekziston vetëm me ndihmën e përjetësisë. Në këtë gjendje bëhet një harmonizim bashkues i universit duke i konsuderuar si reflektime dhe shenja të qenësisë së përjetësisë.

Pra, shikimi i gjithësisë me këto sy dhe jetësimi i përjetësisë, p?r poetin, është thelbi i kësaj gjendje intuituve shpirtërore. 'Bashkimi brënda me përjashtësi" dhe "Bashkimi jashta me përmbrëndësi," e ka kuptimin e gjithësisë-universit, që është për poetin një libër i bashkuar me përjashtësi objektive-materiale dhe përmbrëndësi subkektive-metafizike të përbërë nga përjetësia, të gjitha këto janë simbole në kuptim të përjetësisë. Shikimi i të përgjithshmes në të veçantën p?r poetin është mendim themelor intuitiv, sepse poeti normal njeh në veçanti dhe vetëm të veçantën si të tillë.

Lasgush Poradeci krijimtarinë poetike e sheh si vepër p?rjetësore, e kupton se simbolet e ndryshme mbrenda universit paraqiten si pasojë e reflektimit të llojllojshëm të përjetësisë dhe këtë llojllojshmëri e kupton si njëshmëri vlerash të përjetshme. Njohja poetike e gjërave i përket poetit, kurse bashkimi merret me personalitetin e poetit. Për të qenë më i qartë do të themi se ç'ështjet e përfituara me veprat e poetit janë ndarja, ndërsa ajo që vjen prej përjetësisë quhet bashkim. Pra, bashkimi i poetit me përjetësinë do d.m.th. ndarja prej veprave jashtë përjetësisë, dhe kjo ndarje prej të tjerëve, është bashkim me përjetësinë. Verifikimi i krijimtarisë poetike është derë e ndarjes, ndërsa verifikimi i përjetësisë është vlerë, cilësi dhe bashkim.

Për poetin dhe për të gjithë ne, koha është e vazhdueshme:

"Jam sot si vjet,/jam mot si përgjithnjë", sepse ajo ka dalë nga përjetësia dhe do të kthehet përsëri aty, "tërë universi don të kthehet në atë burimin e përjetshëm që është jokohore, as i mëparshëm, por që është jashtë kohe"(Jorgo Luis Borges, Pavdeksia dhe ligjërata të tjera, "afërdita", Tiranë, 2000.

11 nëntor 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat