Poezi ishte festa me e bukur e jetës së saj e përcjell me emocione ...

Kultura

Poezi ishte festa me e bukur e jetës së saj e përcjell me emocione ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:20
Pamja nga salla e kuvendit komunal në Deçan - ku me interesim u përcoll promovimi I librit të poetes Zyra dhe pikat të programit

Në sallën e kuvendit të komunës së Deçanit - në pranin e shumë dashamireve të fjalës së shkruar artistike nga Deçani, nga Klina, nga Malisheva, nga Tropoja e vende të tjera - ku ishin të pranishëm dhe diskutua  ambasadoret e ambasadës së Shqipërisë në Kosovë Islam  Lauka, qytetar nderi të Deçanit dhe zëvendësi ministri Martin Gjoka - u bë promovimi i librit poetik me titullin “Ndrit Shandan” të poetes në “karrocë” nga Tropoja - Zyra Ahmetaj.  Ketë aktivitet kulturorë e shpalli të hapur  Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës i cili në fjalën e tij u tha  të pranishmit  së ky promovim në këtë sallë po dëshmoni se sa afër jemi si vëllezër.                                                                                

Në fjalën kushtua promovimit të këtij librit - shkrimtarja, aktivistja e shumë aktiviteteve prof. Migena Arllati  e vlerësoi lart poezitë e poetes në "karrocë", të palodhshmes nga penda, mike të Deçanit, Zyra Ahmetaj.  Kritikja Migena Arllati në fjalën e saj e quajti poeten Ahmetaj misionare e atdheut, e cila tashme  me poezitë e saja ka shfaqe,  përveç  pendës bashkë me nja shandan  ndriçues. “Me pendën e saj  të shkruar ka  kërkua  të drejtën e mohuar të një populli që aq shume u gjakos në shekuj, me shandan të  ndriçoje  gjurmët nën themele dhe të  qartësoj gjenezën shqiptare, qëllimisht të fshehur e të transformuar. Ky  është  misioni i saj human e letrar, misioni i saj thellësisht patriotik e shqiptar, mision që ajo e këndon si kënge djepi ne emër të jetës që nuk e ka të fikur, mision i ardhur si amanet që nga mbretëresha Teuta  dhe kryetrimi Kastriot, mision arbëror, dardan  që për autoren është mbi çdo kish e xhami, mbi çdo fe, e mbi çdo parti,  e ky është  një mision i qarte si ajri  i pastër si loti, që ka vetëm një emërues te përbashkët: të  vërtetën”, tha prof. Migena Arllatinë fund të fjalës së saj.               

Image
Profesorësh Migena Arllati në fjalën e saj lartë i vlerësoi poezitë të poetes në :karrocë”

Zëri i çliruar nga diskursi i shtypur patriarkal,  gjithçka këndohet lirshëm, kur kënga  merr krahët e saj

Ndërsa Prend Buzhala, shkrimtar dhe aktivist i mirënjohur i aktiviteteve  letrare  në Kosovë në fjalën e tij kushtua promovimit të këtij libri- tha së  për poeten  Zyra Ahmetajn poezia  është një festë e bukur e jetës, e bukurisë  me plotë  emocione. Andaj nuk është e habitshme  së   të poezitë e kësaj poete në “karrocë” e hasim tematikën e urimit,  për një sukses në jetë të djemve e vajzave të rrethit të poetes, apo për ditëlindje  të veçanta. Një kujtesë festive për Ditën e Mësuesit apo të nënave. Është zëri i çliruar nga diskursi i shtypur patriarkal, ku gjithçka këndohet lirshëm dhe ku kënga e lirë merr krahët e saj.                                                                                          

Bota për poeten është e bukur, ashtu si është shpirti i saj: “Shpirtin e ka  sofër gëzimi me gjithë mirësitë”. Atë do ta shohim cep më cep nëpër trojet etnike, në Shqipëri  dhe  Kosovë. Mu si ajo qerrja antike që sodit botën poshtë, qerrja e jetës së Zyras  shëtit mu në zemrën e vendit, si do të shprehej Lasgushi. Kjo shëtitje bëhet me burimet e vargjeve etnike, me bukuritë e atdheut, me bukurinë e jetës së njerëzve.  Në këtë albaniadë vargjesh parakalojnë viset shqiptare, si Tivari me historinë e saj tragjike, apo Deçani që evokon një kujtesë historike të së përshpirtshmes e Kishës së saj me pamje Arbënore, një Klinë që këndohet nëpër vargje, vijnë Mirdita, Çamëria, Bytyçi, Tropoja,  Shkup e Tetovë, Preshevë, Bujanoc, vjen historia me kujtesën e saj apo lufta çlirimtar e Kosovës me këngët për dëshmorët.

Poetika - klaviaturat lirike të butësisë e muzikalitetit

Në korin e poeteshave shqiptare, zëri poetik i Zyras - tha na vazhdim Buzhala vjen me tonet e saja nga antika-arkaike të vendlindjes, me klaviaturat e qeta e të buta festive për njerëzit e saj, për miqtë e poetes. Është zëri që me një poetikë dyfarëshe,  intuitive e racionale, me një repertor të pasur temash e motivesh, me një botë të pasur idesh dhe këndimesh, me riprodhim të  subjekteve lirike në transformime tematike e ideore, apo të përpjekjes që tematika e njohur të kënd vështrohet nga një tjetër përqasje. Është një shkrim femëror poetik me të gjitha tiparet e saj, sikundër janë ngrohtësia e vargut, emocionet, bota e larushisë  asocioneve detajeve nga bota intime që  këmbehen me diskursin empirik e me shkrimin e hapur, aty vijnë muzikaliteti, fluiditeti, rrjedhshmëria e teksturës,  madje, te një poezi ajo e shquan këtë zë femëror.                      

Image
Kryesi e promovimit të librit të poetes në “karrocë” Zyra Ahmetit                                                                             

Te ky diskurs  nuk kemi përse t'i kërkojmë format e ndërliqshme – tha Buzhala të strukturave poetike, sikundër janë shumësia kuptimore e figurative e vargut, apo post moderinitetit i ironisë së ekzistencës dhe fatit. “Fjala është dritë zemre/ përjetësim kombi prej nëne”, këndon me thjeshtësi monumentale poetja. Edhe kur poetja i këndon dramës  e jetës, ajo nuk jepet pas aventurave labirintore të poetikës moderne. Prandaj në vargjet e saj kanë  një frymë të këndimit rapsodik etnik, edhe kur i këndon ode gëzimi jetës, apo elegji historisë sonë tragjike. Poetja në “karrocë” Ahmetaj  merr rolin e mbledhjes së bukurisë së vargut, si një vajzë a djalë që mbledh lule në fushë për dhurim.

Drama e jetës: një lirikë psike epistemologjike

Pikërisht pse poetja Zyra Ahmeti përballet me situatën e saj jetësore, ajo fiton shumë në situatën e saj të nacionalitetit të thellë njerëzor; ajo nuk e krijon situatën iluzione  të humbjes a rendjes pas një humnere gëzimi, për të përfunduar  në një humnerë ekzistenciale dëshpërimi. Jo! Ajo e ka gjetur shtyllën e këtij ndërgjegjësimi. Kësisoj, nëpërmes vargjesh  me biografi temat e jetës nëpër vargje, ne lexojmë edhe një lirikë psike epistemologjike, e ku spikatet alternativa e modelit të saj ekzistencial.  Po, ajo i ngre një monument jetës.                                              

Do të thotë se është qenie e aftë për lumturi, për atdhedashuri dhe për dashuri. Ajo e di cilat janë alternativat e dhimbjes e cilat ato të gëzimit. Ky shandan nuk është vetëm ndriçues i historisë e i qenies sonë, i dimensionit të përshpirtshëm të qenies sonë, po edhe i vetë ekzistencës. Ajo i ndez shandanët e jetës kur këndon, kur lëviz nëpër atdhe. “Do i këndoj jetës/që nuk ka të fikur” këndon po te poezia e cituar. Ajo na ligjëron përmes shembullit të jetës së saj se ka kaq shumë vetëbesim, sepse e ruan vullnetin e pamposhtur për të bërë diçka të mirë e të bukur në jetë, për të mos lejuar ta  mposhtin dhimbja, ankthi, hutimi a pasiguria. Ajo nuk pranon ta dorëzojë vetëbesimin e saj. Kjo poete në “karrocë” respektohet,  ndaj vlerave të jetës,  vetvetes si qenie njerëzore, duke e bërë veten të denjë për të jetuar. Më shumë se vetë poezia që e lartëson jetën, ajo me vetë situatën e saj ekzistenciale, i ngre një monument lavdie jetës.  Për librin e promovuar folën  edhe Sofe Rizaj, Ali Gecaj, kurse me një preformancë  skenike u paraqit aktori Ismet Krasniqi.  Në fund u shfaq  një program i përcjell me recitimet nga nxënësit e shkollave fillore të Deçanit dhe Tropojës.  U ekzekutuan këngë folklorike me lahutë, çifteli dhe valle popullore.        

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat