Të na falni ju të nderuar shkrimtarë të Rilindjes Kombëtare

Kultura

Të na falni ju të nderuar shkrimtarë të Rilindjes Kombëtare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 15:27
Sulejman Mehazi

Të na falni ju të nderuar shkrimtarë të Rilindjes Kombëtare, ti Gjergj Fishta që jetove, u përgjake e vdiqe në Shqipëri për Shqipërinë; të na falni dhe ju që jetuat, atje larg në Amerikë, Fan Noli dhe Faik Konica që vepruat me mish e zemër e shpirt për Shqiptarinë, e vdiqët të përmalluar për Shqipërinë e lirinë e saj.

Të na falni për këto shkrimet tona modeste që mundohemi t'ju zëvendësojmë juve, po kot, të vegjël jemi ndaj jush, kur s'keni mundur ju me forcat tuaja të zjarrta intelektuale e politike të ndryshoni gjendjen e shqiptarëve, e ku ne me shkrimet tona të dobëta, të paqarta e jo bindëse ndaj popullatës shqiptare.

Dallimi juaj ndaj nesh është shumë i madh, si dita me natën, si vera me dimrin, shkrimet tuaja krijuan Shqipërinë, shkrimet tona përçarëse e karrieriste prishën, përçanë e shkatërruan Shqipërinë, kulturën dhe popullin tonë, Ju formuat alfabetin e gjuhës shqipe, ne deformuam gjuhën e këtij alfabeti, ju mbolle? në shpirtrat e shqiptarëve ndjenjat kombëtare, ne mbollën në shpirtrat e shqiptarëve lakmitë partiake; ju formuat Organizatën Politike e Ushtarake të Lidhjes së Prizreni, ne krijuam qeveritë përçarëse të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Ndaj më mirë të heshtim se kurrë s'mund të krahasohemi me ju që përpjekjet e shkrimet tuaja publikoheshin nëpër gazetat e revistat më prestigjioze europiane e amerikane: anglisht, frengjjsht, gjermanisht e shumë gjuhë të tjera europiana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat