Pse duhet ngritë monument dy italianve që shpetuen Shkodren nga minat gjermane në nandor 1944

Kultura

Pse duhet ngritë monument dy italianve që shpetuen Shkodren nga minat gjermane në nandor 1944

Nga: Paul Tedeschini Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:09
Kopertina e librit

Këtë hisotri e dijnë të gjithë shkodrant të cilët perjetuen nandorin e vitit 1944. Por kjo histori ka kalue edhe në brezat e bijve te tyne. Rreth kësaj historie ka folë shkodrani Stef Staku, i cili e din këtë histori nga i jati patrioti shkodranë Zef Staku dhe nga nana e tij shkrimtarja Lajde Staku.

Këtë që ka tregue Stef Staku, e që e din e gjithë breznia e atëhershme, e ka pershkrue shkrimtaria shkodrane Marita Bekteshi Urbano në nji shkrim të sajë me titull “Historia e ushtarit të fundit dhe çlirimi i Shkodrës më 20 Nëntor 1944”. Nga ky shkrim un shkeputa pjesen ku tregohet historia e dy italjanve që shpetuen Shkodren nga minat gjermane.

Image

 
Pjesa nga shkrimi i Marita Bekteshi Urbano:

“Në permbledhjen e shkurter narrativo-historike që Stef Staku ka shkrua na shpjegon koincidencen e nje akti heroik me daten e çlirimit të Shkodres e relativisht të gjithë Shqiperisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugen Lin Delia, në një banesë që kishin uzurpuar komadoja gjermane me disa oficere të SS .
 
Në darken e fundit të qendrimit në Shkoder, kur ushtria gjermane vendosi të terhiqej pa luftime duke udhetuar gjatë nates në drejtim te Malit te Zi, edhe per të evituar sulmet e aviacionit anglo –amerikan, ushtarët gjermane marrin peng dy italiane, specialiste xheniere ( e njihnin vendin ku jetonin ) dhe i detyrojnë të venë minat në disa pika të rendësishme jetike të qytetit te Shkodres e me pas t‘i aktivizojnë per ti hjedhë në erëobjeket e minueme.
 
Megjithëse arrijnë të hedhin në erë disa depo armatimesh, pergjithësisht plani u deshton sepse dy ushtarët kishin sabotuar qellimshem shperthimet e tjera. Pas kesaj menjeherë gjermenët dhe oficeret e SS turren dhe i kapin në banesen ku fshiheshin dy italianet per t‘i denuar me vdekje. Edhe pse njeri arrin tu iki neper oborret e shtëpive ku njerezit qënë deshmitare, njeri nga ato zihet rob dhe futet i gjallë në dhé e me kokë poshtë nga oficeret gjermane.
 
Deshmitarët tregojnë per thirrjet e tmershme të italianit që u varros i gjallë per të shpetuar Shkodrën nga hedhja në erë. Ndersa miku i tij ishte fshehur 200 meter me larg tek vendi që quhej fabrika e vaj sapunit. Të nesermen gjermanët qenë larguar nga qyteti dhe në oren 10:00 ishte parë motocikleta e fundit e gjermanëve në fillim të rruges Lin Delia pikerisht tek kryqezimi i rrugeve tek spitali.
 
Stef Staku tregon per respektin që ju dha ketij heroi në ceremoninë e varrimit tek varrezat katolike të Rrmajt në Shkoder, brenda të gjitha regullave me pjesëmarrjen e klerikeve, komunitetit italian si dhe shkodranëve që respektuan edhe aktin e tij humanist. Eshtrat e ushtarit italian u terhoqen nga ato varreza në vitin 1960 pas marrëveshjes se dy qeverive per terheqjen në vendlindje të ushtareve italiane të vrare ”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat