Edhe 20 akuza tjera kundër Kevin Spacey

Kultura

Edhe 20 akuza tjera kundër Kevin Spacey

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 13:57
Kevin Spacey

Nga teatri The Old Vic në Londër kanë thënë se kanë pranuar 20 dëshmi që akuzojnë Kevin Spacey-in për sjellje të pahijshme gjatë 11 vjetëve të tij si drejtor i këtij teatri të famshëm anglez.

Ata thonë se “ishin ndjerë të pafuqi të ngitnin shqetësimet e tyre”, duket shtuar se ai “vepronte pa i dhënë kujt llogari”.

Nga teatri kanë kërkuar falje që “nuk kemi krijuar një ambient me një kulturë ku të njerëzit do të ndjeheshin të lirë të flisnin”, ndërsa kanë shtuar se tash e tutje do të ndërrojnë qasje.

Spacey ditë më parë është akuzuar për ngacmim seksual dhe sulme të ngjashme.

Akuza e parë kishte ardhur nga aktori Anthony Rapp, i cili kishte deklaruar se Spacey kishte bërë veprime të pahijshme seksuale në raport me të kur aktori ishte vetëm 14 vjeç.

Për këtë rast Spacey kishte thënë se nuk e mbanë mend, por gjithsesi se kërkon falje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat