Dialog me Nokën / – Babi, cilët janë ata që ndërtuan Shqipëri?

Kultura

Dialog me Nokën / – Babi, cilët janë ata që ndërtuan Shqipëri?

Nga: Gëzim Mekuli Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

E tani, çfarë t’i them atij?

Përgjigje pret ai!

Fëmi e shqiptar në Norvegji.

Por, ai më pyet për histori,

– Babi, cilët janë ata që ndërtuan Shqipëri?

Ai pret, e unë përgjigje “s’di”.

– Ata trima e heronjë që bënë histori,

Babi, të lutem mi rrëfe tani.

Heshti unë, i trishtuar e i pafund…

– Skenderbeun ma vizatove,

përnat në mbrëmje ma madhërove, babi,

Nënë Terezën në fotografi, këtu, në shtëpi e kemi.

Pse lavire dikush e thiri, o babi?

Isë Boletini ka punuar për Serbi,

kështu e tha njëri!?

– Babi, më gënjeve tani?!

Çfarë t’i them unë atij?

“Nuk kemi” histori…?!

– Babi, pres të mësoj nga ty, përse akoma s’kemi Shqipëri?

Unë ngurroj, i pafuqi,

jam i vogël në imtësi.

Në mendime varfëri,

lot në sy,

e pa burrëri.

Nokë!

“Ti s’ke kombësi”,

“ti je diçka i ri!”

– Kush jam unë, o babi?

Shqip, pse flas unë tani?

Flamurin Shqiponjë, pse e kemi në shtëpi e në dhomë?

Më të u rrita babi!

I vogël Noka shumë;

Fjala e tij po më gërryen si plumb;

Po m’vret e po m’hedhë në gjunjë.

“Ti s’je shqiptar, je kosovar”,

kështu e thonë politikanët bukëshkalë.

“Je shiftarë,

pa identitet, pa flamur e pa varr!”.

Si t’a burrënoj Nokën unë tani?

N’a i vodhën heronjë, Flamur e histori.

Shekulli njëzet e një,

Noka përgjigje nuk di!

I pashpresë unë! I humbur ai; I imi, i dashuri fëmi, i pafajshmi shqiptar, i harruar diku në Norvegji.

Sa çudi! Ai më pret, e unë përgjigje “s’di”.

Shqipëri,

Më ndihmo tani!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat