Shoqata e bordeleve poetike

Kultura

Shoqata e bordeleve poetike

Nga: Sulejman Mehazi Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 11:35
Sulejman Mehazi

Sot do qortohem rëndë me ty, poezi, më je bërë si prostitutat që shiten për pak para. Sa lehtë të mashtrojnë për 50 e 100 euro. Si s'të vjen turp, të kanë marrë në dorë e të udhëheqin personat e bordeleve, të shk...në si  ato femrat të lëna e pa përkujdesjen e askujt të detyruara t'ua shuajnë epshet shtazarake meshkujve për pak para. 

Poezia ime e dashur në ç'gjendje ke rënë, prej botës sate të shejtë shpirtërore e qjellore je transformuar në botën e Klubeve të Natës, të Bordeleve artistike. Prej botës së frymëzimeve imagjinative e emocioneve intuitive je transformuar në botën e poetëve të poshtërruar e tinëzarë, të kriminalizuar e të degjeneruar. 

Ku mbeti definicioni apo ai ligji juaj shpirtëror e hyjnor që i dedikohej lumturisë e kënaqësisë poetike, Tani e kuptova pse Aristoteli, ty poezi, të krahasonte me disa lloje karakteresh të veçanta: poetët qê kishin karakter të dobët e përkulës para pushtetarëve e paras? krijonin vepra të dob?ta, kurse ata që kishin karakter të lartë  e jo përkulës para pushtetarëve krijonin kurora bukurie poetike. Ndjenjat e bukura bashkë me dëshirat e thella shpirtërore ekzistojnë në njeriun që nga lindja, kurse poetët me botëkuptime të ulëta materiale e kolektive 100, 200 apo 300 euroshe nuk mund ta kuptojnë qëllimin, detyrën, idealin e vërtetë të artit poetik.

Të gjitha veprat e Shoqatave apo Klubeve të Bordeleve poetike krijojnë ndjenjë dobësie personale, këto ndenja konfliktesh interesash bëhen shkaktar  urrejtjeje ndaj artit, e urrejtja asnjëherë nuk mund të bashkohet me artin e mirëfilltë. Pra, arti, poezia përherë e gjithnjë është opozitë e pushtetarëve dhe materiales, kur politikanët gabojnë e mashtrojnë atëherë hyn fuqia e shpirtit poetik, jo për të fituar të mirat materiale, por për të korrigjuar e ndaluar të keqen shoqërore. Për fat të keq Shoqatat e Bordeleve Poetike, jo që e ndalojnë të keqen materiale, por e forcojnë me larjen e parave të personave të caktuar.

Poezia s'është brumë i kuzhinierëve partiak, ministror e qeveritar për të fituar lekë e para,  por brumë ku gatohet kultura, arti  meditimi dhe dashuria. Poetët që e humbin hyjnoren poetike, e shumica e humbin këtë shpirt të hyjnores artistike për shkak të konfikteve të interesave personale nëpër Shoqatat e Bordeleve Artistike.

Poetët që s'kanë estetkë shpirtërore nuk mund të kenë as estetikë formale, sepse shpirtrat e lartë poetikë të furnizuar me vlera të larta artistike prezantojnë edhe vlera formale.

Rrofshin Shoqatat e Bordeleve Poetike, rrofshin hekurosjet e parave shtetërore poetike!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat