"Krishtlindje në Tiranë" risjell Gugën në skenë

Kultura

"Krishtlindje në Tiranë" risjell Gugën në skenë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:32
Sokol Guga

Rikthehet në edicionin e tretë spektali i vërtetë që i jep ngjyra Krishtlindjeve në Tiranë nga regjisori dhe producenti Sokol Guga. Produksioni dhe regjisori Guga premtojnë një natë madhështore në ssallën e spektakleve të Universitetit të Arteve, shumë supriza dhe risi që do e kthejnë mbrëmjen e 25 Dhjetorit në një natë magjike. "Krishtlindje në Tiranë" rikthen prezantuesen historike Silvana Braçe e cilësuar si një divë e erkanit e cila do të prezantojë këtë spektalël për të dytën herë.

Danilo Zeka, pirma-balerini shqiptar me fame europiane si dhe solist I Teatrit të Operës së Athinës (Greqi) është një tjetër artist i ftuar atë mbrëmje që pritet të na suprizojë në skenë, por jo vetëm kaq, Mihai Traistariu, këngëtari që do të përfaqësojë Rumaninë në Eruro Song 2018 në Lisbon të Portugalisë, do të jetë gjithashtu një tjetër i ftuar që do të shkelë në skenëm e spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”.

Këngëtarja Kejsi Tola, baritoni Armando Likaj, grupi All in Band, tenori Gerald Murrja dhe aktori i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj do të jenë gjithashtu disa prej emrave që do të jenë pjesë e spektaklit "Krishtlindje në Tiranë" Një spektakël ku gjithçka luhet dhe performohet live nga 50 instrumentist virtuoz.

Një tjetër suprizë që produksioni i spektaklit bënë të ditur është se Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të jetë në këtë natë magjike ku do të realizojë një intervistë eksluzive në skenë me moderatoren Silvana Braçe.

Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim mbrëmjen e 25 dhjetorit për të shijuar spektalin në sallën ose në platformën televizive DigitAlb ku do të kenë mundësi të gjithë shqiptarët ta ndjekin në kanalin T-HD. Duket se gjithcka është gati për një spektakël të vërtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat