“Gjergj Kastrioti-Skënderbeu-heroi kombëtar i shqiptarëve“

Kultura

“Gjergj Kastrioti-Skënderbeu-heroi kombëtar i shqiptarëve“

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:30
Busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Shoqata “TROJET E ARBRIT”, në vijim të një programi afatgjatë, mbështetur fuqimisht nga miq e dashamirë nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare, por edhe nga studiues e dashamirë të shumtë nga e gjithë bota, me rastin e 550-vjetorit të kalimit në amshim/vdekjes së Heroit Kombëtar, kryeheroit shqiptar të të gjitha kohërave, Gjergj Kastriotit  Skënderbeut, organizon më 28 korrik 2018 në qytetin historik të Lezhës, Konferencën Mbarëkombëtare në kujtim dhe nderim të prijësit të Arbërit, Epirit dhe Maqedonisë.

Janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrrin pjesë me kontributin e tyre studiues, historianë dhe albanologë nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi), si dhe Arbëreshët e Italisë. Ftohen të marrin pjesë studiues të njohur nga bota akademike nga të gjitha trevat shqiptare, nga institucione të specializuara të disiplinave albanologjike (histori, gjuhësi, letërsi etj.,) në Tiranë, Prishtinë, Shkup, nga katedrat përkatëse të universiteteve (Tiranë, Prishtinë, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Durrës, Palermo, Kozenca, Munih, Romë etj), si dhe studiuesit pasuniversitarë të qendra të ndryshme kërkimore-shkencore kudo ku ndodhen, së bashku me shqiptarët me banim në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Austri, Francë e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada e Australi), si dhe studiues albanologë, miq e dashamirës të kombit shqiptar.

 Synimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit” është që të përgatisim një konferencë të një niveli të lartë shkencor, gjë e cila të pajtohet me kërkesat e pjesëmarrësve për një përgjegjësi si të tillë. Bashkëngjitur po ju dërgojmë tematikën e konferencës, një platformë në të cilën kemi identifikuar disa çështje themelore të cilat do të dëshironim të trajtoheshin. Pasi të njiheni me të, ajo do t’ju orientojë të përcaktoni specifikisht temën tuaj në shërbim të ndriçimit sa më të plotë e sa më me objektivitet shkencor të linjës përmbajtësore dhe qëllimit të kësaj veprimtarie. Kumtesat e paraqitura në konferencë duhet të jenë të papublikuara më parë qoftë në organi shtypi, qoftë në botime të posaçme. Çdo kumtesë duhët të dëshmojë origjinalittein e saj dhe në të të jenë përdorur burime arkivore dhe dokumentare autentike.

Propozimi orientues i disa temave për konferencën:

1-Arbëria në prag të pushtimit osman.

2-Familja fisnike e Kastriotëve.

3- Fëmijëria dhe Rinia e Gjergj Kastriotit.

4- Skënderbeu ushtarak.

5-Skënderbeu si politikan dhe shtetar.

6-Skënderbeu Hero Kombëtar.

7-Skënderbeu ndër arte (letërsi, muzikë, pikturë, skulpturë, kinamatografi).

8.Toponomastika dhe letërsia gojore për Skënderbeun.

9-Bibliografia dhe studimet për Skënderbeun.

Varësisht nga fusha e interesimit tuaj, mund të propozoni temën që dëshironi të mbani për këtë veprimtari. Pjesmarrësit që dëshirojnë të sjellin kumtesat e tyre, janë të lutur t’i formulojnë tekstet në gjuhën shqipe ose edhe në gjuhë të tjera (anglisht, frëngjisht, gjermanisht apo italisht). Propozimet për kumtesat së bashku me një abstrakt të shkurtër do të pranohen deri me datën 31 Dhjetor 2017 dhe më pas do të vijohet me sqarimin teknik për formatin dhe kohën e leximit të tyre në konferencë. Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë konference duhet të konfirmojnë regjistrimin e tyre deri me datën 31 Dhjetor 2017. Meqenëse konferenca mbahet më datën 28 KORRIK 2018 në Lezhë, jeni të lutur që konfirmimin tuaj (duke përfshirë titullin e kumtesës/temën tuaj të referimit, që parashihni ta lexoni, e ta dërgoni, deri më 15 Maj 2018, në adresat e poshtshënuara elektronike:

[email protected]

Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve Gjithëshqiptarë “Trojet e Arbrit”, Ju mirëpret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat