Unë Kurrë S’jetova Bubulinë!

Kultura

Unë Kurrë S’jetova Bubulinë!

Nga: Çun Lajqi Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 18:19
Çun Lajqi me Bubulinen

Sa herë deshta me qenë me Ty

E për Ty
Mbeta mbrapa
U shterra n’rrjedhë krojësh
E nji gur n’zemër u thye
E nji kangë n’tel m’u k’put

Sa herë deshta të vdes për Ty
S’jetova as për vetën
U vrava miliona herë
N’gurin e tamthit
E nuk shpërtheu me m’blua
Si kokrrën e misrit
Unë as për Ty as për vetën
Kurrë s’jetova
Bubulinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat