Një takim i përzemërt, një çmallje vëllazërore që nuk do harrohet!...

Kultura

Një takim i përzemërt, një çmallje vëllazërore që nuk do harrohet!...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 10:48
Pjesëmarrësit e Festivalit poetik “Ditët e Pavarësisë” në qytetin Oblenz të Gjermani

Në festivalin mbarëkombëtar “Ditët e Pavarësisë” poetik në qytetin Oblenzen në Gjermani -  ku ishin të pranishëm  mbi shtatëdhjetë aktivist letrar nga shtetet e ndryshme Evropiane, përfshi edhe trojet etnike, në mesin e tyre  kishte edhe emra të njohur të letërsisë sonë shqiptare që me veprimtarin e tyre letrare e begatuar dhe po e begatojnë letërsinë shqipe

Nga biseda të cilën e zhvilluam me kryetarin e Shoqatës të Lidhjes së Krijuesve Letrar në Gjermani- Hasan Qyqallen lidhur me  organizimi dhe mbajtjen e këtij manifestimi tradicional letrar në lokalet e hotelit “Kontinental” në qytetin Kobelzen  në kuadrin e Ditës  së Pavarësisë dhe të Festes së  Flamurit të Shqipërisë - ku ishin të pranishëm mbi shtatëdhjetë poeteve, shkrimtare  dhe aktivisteve të tjerë  të fjalës së shkruar dhe mysafir të tjerë nga shtete e ndryshme të diasporës dhe trojet tjera shqiptare u mbajte takimi poetik  tradicional "Dita e Pavarësisë". Ky festival ishte  një takim i bashkimit të krijuesve shqiptarë nga mërgata dhe trevat tjera etnike shqiptare! Ishte një ngjarje shpirtërore kulturore, ishte një takim i përzemërt, ishte një çmallje vëllazërore, ishte një mbrëmje që nuk harrohet nga të pranishmi e fjalës së shkruar dhe mysafireve të tjerrë!

Ky manifestim tradicional i elitës të fjalës së shkruar në diasporë edhe një herë tregoi  së shkrimtaret, poetet shqiptare kudo që janë me punën e tyre të ngjeshur që  po e bëjnë  ndikuan dhe po ndikojnë  në afirmimin, aktivizimin dhe bashkimin shpirtëror të elitës intelektuale letrare shqiptare në të gjitha shtetet e  Evropës dhe trojet stërgjyshore shqiptare. Nga ky  manifestim letrar poetik falënderimet ma të përzemërta shkuan  në adresën e afaristit – pronar të hotelit "Kontinental", tashmë anëtar nderi i shoqatës të krijuesve letrar në Gjermani - Sami Hyseni. Në këtë festival si- na tha në vazhdim të bisedës kryetari Hasan Qyqalla - punimet  letrare që u lexuan  pesë prej tyre  u shpërblyen me mirënjohje dhe shpërblime të tjera. Në këtë manifestim letra u zbulua  edhe  pllaka përkujtimore e Shoqatës të krijuesve  shqiptarë  në Mërgatë. Gjithashtu u ndanë edhe çmimet e konkursit letrar të  penës së art të shkrimtarit tonë të mirënjohur “Martin Camaj”  -  e cila i takoi poetit nga Zvicra, Bujar Salihut. Hasaan Qyqalla, kryetar  shoqatës në fjalën e tij përshëndetëse të pranishmeve  ju dëshiroi  mirëseardhjen në këtë manifestim letrar nga shtetet e  Evropës  dhe botës shqiptare dhe në mes tjerash ju tha se ju me ardhjen  dhe punën që jeni duke kontribuar në ruajtjen e traditave shqiptare në mërgim me të madhe po punoni  për ruajtjen e traditave kulturore, ngritjen unitetit dhe bashkimin shpirtëror nëpërmjet fjalës së shkruar poetike dhe aktiviteteve të tjera kulturore të cilat për çdo ditë po lulëzojnë nëpër skenat e lokaleve të kulturës në qytetet e ndryshme të shteteve të Evropës dhe çdo kund në botë. 

Image
Kryetari i shoqatës së shkrimtareve nga Austria për kryetarin e vyeshëm të LKSHM në Gjermnai Hasan Qyqallen ndau një mirënjohje

Letrare shqiptare në diaspora kudo që janë u treguan dhe po tregohen si patriotët në punën që po e bëjnë                        

Në këtë festival mbarëkombëtar poetik ishin emra të njohur të letërsisë sonë shqiptare që kanë begatuar letërsinë tonë me veprat e tyre me vlera. Në manifestimin e mbajtur në hotelin “Kontinental”, prone e afaristit shqiptar Sami Hyseni u  zbulua pllaka përkujtimore kushtua LKSHM - në shenjë të themelimit të saj  një vite më parë. Pos krijuesve letrar të pranishëm në këtë manifestim kishte edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës konsulli në Munih, Hamdi Reqica dhe Shani Hamitaga, përfaqësues i Ministrisë së Diasporës dhe anëtarë nderi të kësaj shoqate. Në këtë manifestim u u falënderuan  afaristët shqiptarë dhe miq e krijuesve të mërgatës: Xhelil Musa nga Hamburgu, Sami Hyseni, Koblenz dhe Bekim Gashi nga Frankfurt, që financiarisht ndihmojnë shoqatën,  duke  ua lënë në dispozicion edhe hotelet e tyre  tubimeve vjetore, kur edhe marrin pjesë dhjeta e dhjeta krijues.  Tubimin punues të këtij Festivali tradicional poetik, që tash ka fituar fizionominë e tij edhe me sasi e cilësi e bëri kryetari i shoqatës Hasan Qyqalla.

Image
Shani Hamitaga, nga Ministria e Diasporës të Kosovës mysafir në manifestimin letrar në Gjermani u dekore me mirënjohje

Për punimet me të mira letrare u ndanë çmimet vjetore të nëntorit

Në këtë manifestim letrar  u shpallën edhe rezultatet e konkursit letrar gjithëkombëtar për poezi. Juria në përbërje prof. Zejnepe Alili  Rexhepi, Fran.Tanushi dhe Haxhi Muhaxheri, pasi i kishin dëgjua  leximin e të gjitha poezitë me çmimin pena e Art të shkrimtarit tonë të mirënjohur “Martin Camaj” u shpërblye poeti, Bujar Salihu, kurse me Çmimin e Festivalit,Miradie Maliqi ; me “Çmimin e Kongresit të Manastirit”- Bardha Mançe, me “Çmimin e Nëntorit” Arif Mulliqi dhe me “Çmimi vjetor – Anton Marku. Sponsor i këtyre  çmimeve kësaj radhe ishte Fondacioni “Besa” Munih. Me një fjalë rasti lidhur me aktivitetin e deritashëm dhe detyrat e ardhshme të kësaj shoqate si dhe për situatën aktuale në Kosovë të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i kësaj shoqate, poeti nga Parisi, Musa Jupolli. Përmes një vështrim analitik përmendi se : “Snobizmi, mos kultura politike, mungesa e leximit me një fjalë llafosje që ngatërron rrugë, janë tema kritike që duhet të vihet në pah sot! Literatura, arti në përgjithësi është fushë e pëlleshme me ide dhe vlerë që ta rikthejmë ideo-etikën e estetikën në të mirë të Atdheut , në të mirë të letrave shqipe. 

Sipas Jupollit: “Ikja nga thelbësorja ne ndodhitë e Atdheut do të thotë brengë ku e ndritshmja shndërrohet në errësirë, e qëllimeve që të rrënohet kultura dhe njohja e kombit. Ideologjitë janë të shumëllojshme, ajo marksiste dhe fetarizmi ishin dhe mbetën plaga më e rëndë e kombit shqiptar, zaten ky ishte dhe mbetet synim i Serbisë dhe Turqisë me aleatët e tyre”! Ambienti ku u mbajt ky festival poetik ishte stolisur me pikturat e Valdete Berishës, ndërsa atmosfera u begatua nga tingujt e kitarës së artistit Driton Gashi dhe të një grupi muzikor i cili këtij evenimenti i dha  ngjyrat e festave të Nëntorit e të një mbrëmjeje të vërtetë vëllazërore, aq më parë që krahas poetëve e krijuesve të tjerë nga mërgata kishin ardhur nga qyteteve të ndryshme të trojeve Shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat