Shpallja e fituesit/es të çmimit Artistët e së nesërmes 2017

Kultura

Shpallja e fituesit/es të çmimit Artistët e së nesërmes 2017

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 13:37
Art

E hënë, 4 dhjetor 2017, ora 20:00

Adresa: Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të ftoj të gjithë të interesuarit në shpalljen e fituesit/es të çmimit Artistët e së nesërmes 2017

Finalistët e çmimit Artistët e së nesërmes 2017 janë Meriton Maloku, Jetullah Sylejmani, Enesa Xheladini.

Juria e çmimit Artistët e së nesërmes 2017, e përbërë nga Charles Esche, drejtori i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Nataša Petrešin-Bachelez, kritike e artit dhe kuratore e pavarur, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Renaud Proch, Drejtor Ekzekutiv i Independent Curators International (ICI), New York, ka përzgjedhur finalistët bazuar në kriteret e inovacionit, praktikave të fuqishme dhe ndërdisiplinare, meritat e portfolios artistike, arritjet e mëparshme, ekspozitat si dhe potenciali i demonstruar deri më tani.
 

Çmimi Artistët e së nesërmes është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e ri në fushën e arteve pamore - YVAA (Young Visual Artists Awards) – pjesë e dhjetë çmimeve të ngjajshme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashëkohor dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i programit është të shpërblej artistët e rinj me një udhëtim dhe rezidencë artistike në SHBA, për t’i ekspozuar ata në botën jashtë vendeve të tyre, dhe për të theksuar rolin e artit dhe kulturës në demokratizimin e shoqërisë dhe në shoqërinë civile. Organizatorët e Çmimit themeluan një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohet nga juritë e pavarura dhe që ndrroheshin, të pa ndikuara nga nepotizmi dhe favorizimi. Ky mision themelues dhe kjo kornizë programore, për të përkrahur artin bashkëkohor, për të njohur dhe shpërblyer ekselencën artistike, për të ngjizur shkëmbimin kulturor and për të ndërtuar kapacitetin e institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile, janë edhe udhërrëfyes për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizmin dhe zhvillimin e Çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Çmimi Artistët e së nesërmes në Kosovë për herë të parë u organizua në vitin 2002. Në edicionin e parë fitues ishte Tahar Alemdar. Në edicionet me radhë fituesit e çmimit ishin: Jakup Ferri (2003), Kadër Muzaqi (2005), Fitore Isufi-Koja (2006), Fatmir Mustafa (2007); Bekim Glloku (2008), Miranda Thaqi (2009), Loreta Ukshini (2010), Astrit Ismaili (2011), Majlinda Hoxha (2012), Artan Hajrullahu (2013), Doruntina Kastrati (2014), Arbërore Sylaj dhe Dardan Zhegrova (2016).

Çmimi Artistët e së Nesërmes është një projekt unik që u ofron artistëve të rinj në fushën e arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë e krijimit të veprave të reja artistike, të jenë pjesë e procesit të kuruar edukativ, të kenë mundësinë e takimeve dhe prezentimeve para një jurie ndërkombëtare të përbërë nga profesionistë të njohur botërisht, të kenë ekspozita të përbashkëta me finalistët, të kuruara nga ekipi kuratorial i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë si dhe të bëhen pjesë e rezidencës artistike në SHBA, që të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të New York-ut gjatë dy muajve të rezidencës artistike në Residency Unlimited.

Fituesit e çmimit Artistët e së nesërmes 2017 shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/), gjatë periudhës prill / maj 2018, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2018.

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rris potencialin e çmimit Artistët e së nesërmes dhe të bëjë çmimin me ndikim në zhvillimet e përgjithshme të artit bashkëkohor në gjithë territorin e Kosovës.

Fituesit e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2016 shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/), gjatë periudhës prill / maj 2017, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2017.

Sponsorët kryesor për Çmimi Artistët e së nesërmes në Kosovë janë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Çmimi Artistët e së nesërmes mbështetet nga Zyra e Kryetarit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe DZG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat